Investim

Microsoft do të fitoj miliona nga Facebook

May 17 2012
0 Shpërndarje
Microsoft do të fitoj miliona nga Facebook

Gjiganti teknologjik, Microsoft pret të inkasoj rreth 250 milionë dollarë nga shitja e një pjese të aksioneve që ka në rrjetin shoqëror, Facebook. Microsoft ka 1.8% të aksioneve në Facebook dhe kur Facebook të dal në bursë pret të shes rreth 20% të këtyre aksioneve.

Çmimi fillestar për një aksion të Facebook pritet të lëviz diku ndërmjet 34$-38$. Facebook ka 32.7 milionë aksione, nga të cilat do të shes rreth 6.5 milionë sosh. Vlera totale e pronësisë së Microsoft në Facebook llogaritet në 1.25 miliardë dollarë, derisa nga aksionet e shitura të hyrat e Microsoft do të arrijnë në 249.1 milionë dollarë. Nëse agjencitë siguruese të Facebook IPO do të aktivizojnë opsionin e tyre për të blerë aksione shtesë, atëherë Microsoft do të siguroj edhe 37 milionë dollarë për 983 mijë aksione, që rrjedhimisht do të ngrit të hyrat e Microsoft në 285 milionë dollarë nga IPO.

Historia e Microsoft me Facebook kishte filluar në tetor të vitit 2007 atëherë kur MySpace.com sundonte botën e rrjeteve shoqërore. Microsoft kishte investuar 240 milionë dollarë në Facebook duke e ngritur vlerën e rrjetit shoqëror në 15 miliardë dollarë që e vendoste para gjigantit tjetër të internetit, Google.

IPO aktuale e Facebook vlerësohet pak mbi 104 miliardë dollarë duke llogaritur vlerat e aksionit nga 34 deri 38 dollarë. /cio.al/

Tags >

facebook
Lajmet e fundit>