Aplikacione

Microsoft do të bashkëzhvillojë produktet me një ndërmarrje kineze të SO-ve

Aug 23 2011
0 Shpërndarje
Microsoft do të bashkëzhvillojë produktet me një ndërmarrje kineze të SO-ve

Microsoft tha të martën që do të punojë me një zhvillues kinez të sistemeve operative për të krijuar prodhime cloud computing për tregun e shtetit, një lëvizje kjo që do ta ndihmonte ndërmarrjen amerikane që t’u shiste produkte agjensive qeveritare kineze.

China Standard Software, që është njëherit edhe bashkëpunëtori kryesor i Microsoft, ka bashkëzhvilluar një sistem operativ Linux me një grup të mbrojtjtes, Teknologjia e Mbrojtjes e Universitetit Kombëtar të Kinës dhe sistemi operativ i quajtur “NeoKylin” është aprovuar nga një numër i ministrive të qeverisë.

NeoKylin është me synim për t’u përdorur nga zyrat qeveritare, mbrojtja kombëtare, nga sektori i energjisë dhe sektorë të tjerë të ekonomisë kineze dhe mëton të reduktojë vartësinë e Kinës nga sistemet e importuara operative.

Marrëveshja e Microsoft me China Standardi përfshin të dy ndërmarrjet në ndërtimin e produketeve të bazuara në arkitekturën Hyper-V Open Cloud të Microsoft. Produktet gjithashtu do të punojnë me sistemin operativ të China Standard.

Sipas marrëveshjes, Microsoft dhe China Standard do të zhvillojnë dhe shesin produkte private dhe publike të cloud computing. Microsoft dhe China Standard edhe do të sponzorizojnë një laborator teknologjik në Peking, për ta bërë NeoKylin-in të interpelueshëm me arkitekturën Hyper-V Cloud të Microsoft.

Shitësit dhe analistët presin një rritje të shpejt të tregut të cloud computing në Kinë. Një studim i bërë nga ndërmarrja hulumtuese Gartner gjeti që 55% e nga kinezët e përgjigjur do të donin që të kalonin më shumë se 10% të buxhetit të tyre të përgjithshëm të IT-së në cloud computing. Kjo është e lartë, në krahasim me 42% në Evropë dhe 49% në Shtetet e Bashkuara./cio.al

Lajmet e fundit>