Investim

Microsoft dhe Nokia investojnë për aplikacione

Mar 28 2012
0 Shpërndarje
Microsoft dhe Nokia investojnë për aplikacione

Microsoft dhe Nokia do të investojnë 18 milionë euro në një program të ri për zhvillimin e aplikacioneve mobile në Universitetin Aalto në Finlandë gjatë tri viteve të ardhshme. Qëllimi i kompanisë është të ndihmojë në krijimin e aplikacioneve për Windows Phone.

Programi do të quhet AppCampus dhe do të nis në maj të këtij viti kur të gjithë ndërmarrësit e interesuar mund të aplikojnë për grante.

Të dy kompanitë kanë ndarë faturën përgjysmë. Gjithashtu se sa do të investojnë ato varet nga cilësia e aplikacioneve.

“Ne dëshirojmë të joshim mijëra aplikacione nga studentët dhe ndërmarrësit nga mbarë bota,” deklarojnë nga Nokia.

Pjesëmarrësit do të marrin përkrahje financiare pa pasur nevojë të japin ndonjë interes ekuiteti tek investuesit dhe gjithashtu do të marrin ndihmë edhe trajnim për probleme teknike dhe se si të komercializojnë aplikacionet e tyre.

Së pari do të pranohen grantet vetëm për aplikacionet për Windows Phone. Gjithashtu aplikantët të cilët kanë zhvilluar aplikacione mobile bazuar në grantin e fituar nga AppCampus do të detyrohen për ekskluzivitetin me Windows Phone për gjashtë muajt e parë.

Pos Windows Phone, do të jetë e mundur të aplikohet për grante edhe për aplikacione në sistemin operativ Symbian dhe Series 40. Kjo e fundit përdoret në familjen e fundit të celularëve të Nokia-s të njohur si Asha.

Për momentin ekzistojnë rreth 70 mijë aplikacione në dyqanin e Microsoft, që është një ngritje nga 50 mijë sa ishin në dhjetor të vitit të kaluar. Megjithatë kjo është shumë poshtë krahasuar me 550 mijë aplikacionet që gjenden në App Store të Apple.

Lajmet e fundit>