Computer

Microsoft dhe Google po ndjekin hapat e Apple

Jul 22 2012
0 Shpërndarje
Microsoft dhe Google po ndjekin hapat e Apple

Një javë para se Microsoft të paraqes tabletin e vet Surface, Apple paraqiti produktin e vet MacBook Pro. Në të vërtetë, a ka qenë ndonjë kohë më interesante në teknologji?

Kompjuteri nuk është shuar por shëndeti i desktopit është në rrezik. Prodhuesit e desktopit janë duke luftuar dhe madje HP – që është prodhuesi më i madh i PC-së – ka lëkundur strategjinë dhe të ardhmen e vet.

Urtësia e përdorur e ka vënë ndërmarrjen Apple përpara në botën e kompjuterikës. Lajmërimet për produktet e Apple janë bërë pak edhe të parashikueshme në vitet e fundit. Kompjuterët Mac marrin një përmirësim në shpejtësi dhe disa evoluime të vogla, ndërsa bota shpërngulet më tepër drejt iOS-it dhe celularëve.

Sa më tepër i lëvizshëm produkti aq më tepër duket që evoluon, iPhone-ët, iPad-ët dhe MacBook Air ndryshojnë dhe rriten. Ndërsa, një udhëtim tatëpjetë linjës nga MacBook Pro, iMac dhe Mac Pro dhe ndryshimet ishin më pak të dukshme dhe sa i përket Mac Pro, të ngecura.

Investimet e Apple në dizajn dhe inxhinieri

Vetëm disa minuta me njërin nga kompjuterët e parë dhe ju arrini ta kuptoni investimin në dizajn dhe inxhinieri që ka shkuar për ta krijuar atë. Një manifestim i papritur. Një rideklarim i vlerave.

Kanë qenë disa lajme të mira për Apple. Në përgjigje ndaj një emaili, Tim Cook premtoi “diçka vërtet të shkëlqyer”, për dashamirësit e Mac Pro në vitin 2013. Paraqitja Retina në iMac është përfolur dhe, mbase mund të lansohet në muajin tetor.

Ajo se çfarë e bëri lansimin e MacBook Pro me paraqitjen Retina kaq interesant është që ajo demonstron të arriturat e Apple në të kaluarën dhe të ardhmen dhe ndikimin që është duke e pasur në sfiduesit.

Apple mjaft gjatë është përshkruar si një ndërmarrje që bën caktim të agjendës. Tani është një ndërmarrje që i shtyn ndërmarrjet e tjera të mëdha që t’i kthejnë bizneset e tyre në kokat e tyre.

Është e pamohuehsme që tregu i kompjuterëve për momentin nuk është në pozitën më të mirë të mundshme. Kompjuteri nuk është një produkt trashëgues ende por disa prodhues janë duke përfituar para në një treg të shuar. Ajo që është ironike është që ndërmarrja e cila është duke e marrë shumicën e atij përfitimi është Apple.

Në të njëjtën kohë, ndërmarrja është duke udhëhequr evolucionin e zëvendësimit të kompjuterit, sigurisht me tabletë dhe në një pjesë të madhe me smartfonë.

Google dhe Microsoft

Google dhe Microsoft kanë rrezikuar se do të mund të bënin zemërimin e bashkëpunëtorëve harduerik duke sjell pajisjet  e tyre. Posaqërisht Microsoft do të rrezikonte me një shmangie të madhe nga strategjia tradicionale e cila paraqet një kredit madhor për ndërmarrjen dhe për skuadrën për menaxhim. Është gjithashtu e njohur që një rrezik poashtu mund të jetë një mundësi.

Është një kërcënim madhor ose një mundësi madhore që të kthesh organizatën tënde në kokën e vet. Apple është vërtetë një fuqi e tillë dhe ka demonstruar që tregu është duke u realizuar dhe është duke marrë produktet e veta, një mundësi që ja vlenë të provohet.

Apple ende është duke i forcuar duart e veta. Do të ishte gjë jo e menduar mirë që të dëgjohej që Steve Ballmer përqesh ndërmarrjen Apple. Tani imitimi është forma më e sinqertë e lajkave: bashkëpunëtorët e vet tradicionalë nuk janë në punë.

Gjithashtu me Google: nëse dëshiron që të bëjë diçka, kjo ndërmarrje duket që ka vendosur, që ta bënte vetë me produktet Nexus – dhe sa të mira janë këto produkte.

Përvoja e përdoruesve

Të apasoinuarit e kompjuterikës janë duke u magjepsur pas gjigantit me seli në Cupertino. Gara është rreth krijimit të harduerit më të mirë, përvojën më të mirë të përdoruesit të tabletit, platformës më të mirë dhe ekosistemit më të mirë – përvoja për përdorues me të cilin model Apple ka qenë dhe mbetet triumfues.

Tash e 15 vite nuk mund të përmendet ndonjë shembull tjetër i ndikimit të ndonjë ndërmarrjeje në segmente kaq të shumta të tregut.

Ende në të njëjtën kohë teksa përkufizohet dhe pastaj kryeson tregjet e reja, ajo gjithashtu ka jetë të freskët, me Mac-un në një gjendje më të mirë se sa që e kishte pasur më parë. Lajmërimet e fundit kanë vendosur Mac-un në rrugën e udhërrëfyesit për 10 vitet e ardhshme.

Apple ka gjurmë në të kaluarën dhe e ardhmja dhe e tashmja duket të jetë plotësisht në kontroll të plotë nga kjo ndërmarrje. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>