Microsoft

Microsoft dhe Canon nënshkruajnë një marrëveshje për përdorimin e patentave

Jul 6 2014
0 Shpërndarje
Microsoft dhe Canon nënshkruajnë një marrëveshje për përdorimin e patentave

Microsoft-and-Canon-sign-cross-licensing-agreement-Canon-lenses-on-Lumia-phonesMicrosoft dhe Canon kanë nënshkruar një marrëveshje rreth licencave që lejon të dy kompanitë të përdorin patentat e njëra-tjetrës në produktet e tyre. Gjëja e parë që të vjen në mendje është një mundësi e përdorimit të lenteve dhe teknologjisë së kapjes së imazheve në pajisjet e ardhshme Lumia. Që të dyja kompanitë kanë vendosur të mos zbulojnë përmbajtjen e marrëveshjes. Akoma nuk ka informacione zyrtare nëse patentat e përfshira në këtë marrëveshjen janë rreth teknologjisë mobile apo të imazhit.

Nga kjo marrëveshje ne mund të shohim një formë të ndërfaqes së Windows Phone në kamerat e Canon siç është edhe e mundur ideja e përfshirjes së lenteve të Canon në produktet Lumia si Lumia 1020 që ka një kamerë 41 Megapixel. Microsoft dhe Canon kanë bashkëpunuar më parë në sjelljen e produkteve të reja për tregun e konsumatorëve përfshi edhe teknologjinë e ngjyrave. Padyshim se edhe ky pakt i ri do të ketë diçka pozitive në industrinë e smartfonëve. (CIO Albanian)

Tags >

microsoft
Lajmet e fundit>