Microsoft

Microsoft: Brenda një dekade nuk do të ketë më softuerë që shiten të paketuar në kuti

May 9 2013
0 Shpërndarje
Microsoft: Brenda një dekade nuk do të ketë më softuerë që shiten të paketuar në kuti

MicrosoftQë ditën kur Microsoft-i prezantoi Office 365 Home Premium në janar, analistët kanë filluar të diskutojnë nëse kompania po heq dorë nga versionet e paketuara të Office.

Mesa duket tani e kemi një përgjigje.

Gjigandi softuerik është shprehur se brenda 10 viteve pjesa më e madhe e njerëzve do të paguajnë për abonime në vend që të blejnë softuerë të paketuar. “Mendojmë se abonimet për softuerët-si-shërbim janë e ardhmja,” shkruan Microsoft-i në blogun zyrtar të Office.

“Brenda një dekade, besojmë se çdokush do të zgjedhë abonimin duke qenë se përfitimet janë më të mëdha.”

Tani për tani, gjithsesi, Microsoft-i shprehet se do të vazhdojë të ofrojë versione të paketuara të suitës Office përveç abonimeve për Office 365.

“Mendojmë se kalimi nga versionet e paketuara në ato me abonim do të kërkojë pak kohë. Prandaj, gjatë kësaj kohe, jemi të përkushtuar të ofrojmë dy zgjedhje: softuerët e paketuar si dhe shërbimet në formën e abonimeve.”

Komentet e Microsoft-it vijnë pas lajmërimit që bëri Adobe se nuk do të shesë më Creative Suite në formën e softuerëve të paketuar, por do të operojë vetëm me shërbime abonimi në Creative Cloud. (CIO Albanian)

Tags >

microsoft
Lajmet e fundit>