Investim

Microsoft blen startupin Izraelit të sigurisë Hexadite

Jun 9 2017
0 Shpërndarje
Termat financiar të marrëveshjes ngelen një mister por uebsajti financiar Izraelit Calcalist raporton se Microsoft ka paguar 100 milion dollar për Hexadite. Microsoft blen startupin Izraelit të sigurisë Hexadite Photo Source: Reuters

Microsoft tha ditën e Enjte se do të blejë startupin Izraelit Hexadite, një ofrues i njohur i teknologjive të automatizuara kundër sulmeve kibernetike.

Termat financiar të marrëveshjes ngelen një mister por uebsajti financiar Izraelit Calcalist raporton se Microsoft ka paguar 100 milion dollar për Hexadite.

Sipas këtij të fundit teknologjia e tyre rrit produktivitetin dhe redukton kostot e bizneseve. Terry Myerson, president i divizionit të Pajisjeve dhe Windows pranë Microsoft tha se me anë të Hexadite Microsoft do të shtojë risi dhe ofertat për shërbimet e sigurisë për sipërmarrjet.

Në Janar gjigandi i sistemit operativ ishte shprehur se do të investonte 1 miliard dollar çdo vit në siguri kibernetike, hulumtim dhe zhvillim. Izraeli është një prej vendeve që ka përfituar më së shumti. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>