Investim

Microsoft blen Skype

May 11 2011
0 Shpërndarje
Microsoft blen Skype

altTani e tutje Skype do të jetë nën ombrellën e gjigantit Microsoft. Kjo është vjen si pasojë e një transaksioni që kap vlerën prej 8.5 miliardë dollarësh, shumë të cilën Microsoft pagoi për të blerë kompaninë e bazuar në Luksemburg, Skype. Skype ka qenë në treg për shumë kohë, ndërsa si blerës potencial përmendeshin edhe Google e Facebook. Megjithatë CEO i Microsoft, Steve Ballmer ishte më i suksesshëm në këtë drejtim duke blerë kompaninë për shërbime telefonike interneti në transaksionin që konsiderohet më i shtrenjti në histori të kompanisë.

Skype ka 663 milionë përdorues që përdorin atë për të realizuar video-thirrje dhe thirrje telefonike me anë të internetit. Ebay kishte blerë Skype në vitin 2005 për 2.6 miliardë dollarë, por në 2009 i shiti shumicën e aksioneve një konsorciumi investorësh për një shumë prej vetëm 1.9 miliardë dollarëve.

Microsoft ka premtuar se do të vazhdoj të përkrah Skype edhe në platformat tjera pos Microsoft. Për momentin Skype ofron aplikacione për pajisjet që përdorin Mac OS X, Linux, Windows, Android, Blackberry, iOS dhe Symbian. Në planet e Microsoft thuhet se është shtimi i përkrahjes për Skype në Xbox dhe Kinect, dhe gjithashtu celularët Windows Phone. Deri më tani Microsoft ka përdorur një sistem tjetër të quajtur Video Kinect për këto dy pajisje, por pritet që Skype të përforcojë këtë sistem dukshëm në të ardhmen.

Gjithashtu janë shtuar dyshimet për të ardhmen e Windows Live Messenger. Akoma nuk dihet nëse Microsoft do të integroj Skype në ndonjë mënyrë në Windows Live Messenger, do ta zëvendësojë atë me Skype, apo do të krijoj ndonjë platformë tjetër të re me anë të bashkimit të këtyre dyjave.

Kjo marrëveshje kalon blerjen e kaluar të Microsoft kur me 2007 bleu kompaninë e marketingut online, aQuantive për 6 miliardë dollarë. Skyper për momentin ka rreth 8.8 milionë parapagues në muaj që përdorin shërbime Premium, edhe pse në përgjithësi shumica e përdoruesve përdorin shërbimet falas të Skype, përderisa vetëm vitin e kaluar koha e thirrjeve në Skype ka arritur në 207 miliardë minuta.

Lajmet e fundit>