Microsoft

Microsoft blen shërbimin analitik të tekstit, Equivio

Jan 21 2015
0 Shpërndarje
Microsoft blen shërbimin analitik të tekstit, Equivio

2264763977Microsoft ditën e djeshme ka lajmëruar se ka blerë një kompani shërbimesh të quajtur Equivio. Ky shërbim konsiston në analizimin e teksteve që përdor teknikat e makinave të të mësuarit për identifikimin e dokumenteve dhe vërtetësisë së tyre. Microsoft planifikon të përdorë Equivio për të përmirësuar opsionet e Office365.

“Ne e bëmë këtë blerje për të ndihmuar konsumatorët tanë në menaxhimin e dokumenteve dhe e-maileve në sasi të mëdha,’ citoi zëvendës presidenti i Outlook dhe Office 365, Rajesh Jha. Aplikimi i teknikave të të mësuarit i ofron konsumatorëve identifikimin e dokumenteve unike, madje mund ti klasifikojnë ato. Shërbimi gjithashtu mund të përdoret për kërkimin e një dokumenti sipas një specifike të caktuar të kërkuar nga përdoruesi, diçka kjo shumë e përdorshme në çështjet legale dhe hetimet.

Klientët e Equivio përfshijnë dhe Departamentin e Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara dhe Komisionin Federal të Tregtisë ndër qindra firma të tjera ligjore, korporata dhe organizata të ndryshme. Tani për tani nuk kanë ndodhur ndryshime ne strukturën e Equivio por Microsoft ka plane të tjera për këtë firmë. Një zëdhënës i kompanisë deklaroi se Microsoft ka si qëllim të përdorë teknologjinë e Equivio në produktet e saj. (CIO Albanian)

Tags >

microsoft
Lajmet e fundit>