Business & Management

Microsoft blen firmën e sigurisë kibernetike Hexadite për 100 milion dollar

May 24 2017
0 Shpërndarje
Hexadite, me seli në Boston dhe aktivitete hulumtuese dhe zhvilluese në Izrael, ofron teknologjinë e duhur për ndërtimin e përgjigjeve të automatizuara ndaj sulmeve kibernetike. Microsoft blen firmën e sigurisë kibernetike Hexadite për 100 milion dollar Photo Source: Reuters

Microsoft do të blejë firmën e sigurisë kibernetike Hexadite për 100 milion dollar raportoi uebsajti Izraelit i lajmeve financiare Calcalist ditën e Mërkure.

Hexadite, me seli në Boston dhe aktivitete hulumtuese dhe zhvilluese në Izrael, ofron teknologjinë e duhur për ndërtimin e përgjigjeve të automatizuara ndaj sulmeve kibernetike.

Zyrtarët e Microsoft nuk kanë komentuar raportimin. Disa prej investitorëve të Hexadite kanë qenë Hewlett Packard Bentures dhe firma TenEleven.

Në Janar Microsoft bëri të ditur se do të vijojë të investojë 1 miliard dollar çdo vit në siguri kibernetike. Izraeli është një prej vendeve që ka përfituar më së shumti nga kjo. /PCWorld Albanian

Tags >

microsoft
Lajmet e fundit>