Siguri

Microsoft arrnon vrimat në Windows dhe Internet Explorer

Jun 14 2012
0 Shpërndarje
Microsoft arrnon vrimat në Windows dhe Internet Explorer

Microsoft ka lëshuar shtatë arrnime për Windows, dhe u ka bërë thirrje përdoruesve dhe administratorëve që të azhurnojnë sistemet e tyre.

Këto arrnime përfshijnë 26 dobësi të sigurisë dhe janë të postuara si pjesë e programit mujor të azhurnimit të sigurisë ‘Patch Tuesday’ nga ndërmarrja Microsoft.

Ndërmarrja është duke e bërë një buletin si prioritet parësor për Windows dhe Internet Explorer.

Dobësia në Windows vlerësohet si rrezik kritik për të gjitha versionet aktuale të Windowsit dhe, nëse sulmohet, do të mund të përcillej me ekzekutim nga larg të kodit nga sulmuesi në një sistem të shënjestruar. Buletini për IE adreson një total prej 13 dobësive të ndryshme në shfletues, duke përfshirë çështjet që kanë të bëjnë me ekzekutim nga larg të kodit.

Buletini i tretë, që adreson një ekzekutim të kodit nga larg në platformën .NET, është duke u vlerësuar si me prioritet të ulët në krahasim me arrnimet për Windows dhe IE. Katër azhurnimet tjera janë të gjitha të klasifikuara si azhurnime “të rëndësishme” të sigurisë dhe konsiderohen si prioritete dytësore.

Azhurnimi në siguri gjatë muajit qershor vjen vetëm një javë pasiqë Microsoft postoi një përditësim për të adresuar vrimat e sigurisë të shfrytëzuara në sulmet keqdashëse Flame. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>