Karriere

Michael Fey dorëhiqet nga posti në Intel dhe bëhet COO në Blue Coat

Dec 5 2014
0 Shpërndarje
Michael Fey dorëhiqet nga posti në Intel dhe bëhet COO në Blue Coat

intel_Michael Fey është larguar nga grupi i sigurisë së Intel për tu bërë shef operativ në Blue Coat System Inc., një kompani private që merret me sigurinë e rrjeteve. Fey ishte një nga menaxherët e pakët të McAfee që vazhdoi të punonte aty edhe pasi kjo kompani u ble nga Intel Corp në 2011. Pra McAfee është tani pjesë e Intel Security Group ku Fey ishte shef i teknologjisë.

Ai deklaroi për Reuters se roli i tij në postin e ri është tepër i ngjashëm me punën e tij të vjetër, por vetëm se këtu i duhet të fokusohet më shumë në cloud. Gjatë intervistës ai tha: “Blue Coat ka pësuar një rritje të madhe dhe tani qëllimi im është ta zmadhoj akoma më shumë atë e të përfitoj sa më shumë të ardhura.” McAfee konfirmoi me anë të një e-maili dorëheqjen e Fey.

Që pas blerjes nga Intel kjo kompani ka humbur shumë menaxherë dhe talente në zhvillimin e teknologjisë, kërkimeve dhe shitjeve. Në Blue Coat, Fey do të zëvendësojë David Murphy i cili do vazhdojë akoma të ketë një post të rëndësishëm.

Blue Coat gjithashtu është blerë nga kompania Tham Bravo në vitin 2012. Ajo operon në një fushë biznesi dhe qeveria po shpenzojnë shumë më shumë për tu siguruar nga sulmet kibernetike. Është parashikuar që të ardhurat e kësaj kompanie të prekin shifrën e 76.6 miliard dollar në vitin e ardhshëm. (CIO Albanian)

Tags >

intel
Lajmet e fundit>