Internet

Mësoni të programoni duke zbërthyer kodin e dikujt tjetër

Oct 10 2013
0 Shpërndarje
Mësoni të programoni duke zbërthyer kodin e dikujt tjetër

programimNjë nga teknikat më të mira për të mësuar programimin është inxhinierimi i kundërt i një kodi ekzistues. Ja se si funksionon:

Le të marrim një shembull. Supozojmë se dëshironi të mësoni për programimin 3D në shfletues dhe keni një skript në JavaScript:

var light = new THREE.PointLight(0xffffff);

light.position.set(-100,200,100);

scene.add(light);

Nëse ke një farë njohurie në programim, atëhere do të jeni në gjendje ta kuptoni kodin e mësipërm, ose të paktën pjesën më të madhe të tij. Nëse ka rreshta të cilat nuk i kuptoni apo për të cilat nuk jeni të sigurt, atëhere mund të bëni një provë me teknikat e mëposhtme:

1. Fshini një rresht dhe shikoni nëse pjesa e mbetur mjafton për qëllimin që ju duhet.

2. Fshini një rresht përkohësisht për të kuptuar më mirë funksionin e tij. Edhe në qoftë se mendoni se e dini se çfarë bën një rresht, provoni ta fshini për të testuar hipotezat tuaja.

3. Ndryshoni variablat dhe argumentet e funksionit për të parë nëse mund t’i manipuloni në mënyrë të tillë që të përkojnë me modelin që keni në mendje.

4. Ndryshoni rendin e rreshtave të ndryshëm për të parë nëse gjërat mund të bëhen edhe “pa rregull renditjeje” ose për të kontrolluar nëse veprimet e njëpasnjëshme (sekuenciale) kanë rëndësi apo jo.

Teksa testoni çdo rresht, do të filloni të ndërtoni një model në mendjen tuaj si dhe të sistemoni hipotezat tuaja. Shumë shpejt, gjithçka do të fillojë të marrë kuptim.

Çelësi është t’i zbërtheni gjërat jo të gjitha në një kohë si dhe të kuptoni se çfarë ndryshon për të parë lidhjet mes pjesëve të ndryshme në një kod. Programuesit që mësojnë vetë e dinë shumë mirë rëndësinë e inxhinierimit të kundërt. (CIO Albanian)

Tags >

programer
Lajmet e fundit>