Siguri

Mesazhet tuaja në Facebook mund të mos jenë edhe aq private

Jan 5 2014
0 Shpërndarje
Mesazhet tuaja në Facebook mund të mos jenë edhe aq private

mark-zuckerberg-facebook-serious-techcrunch-disrupt-2013Facebook-u edhe njëherë është “shënjestruar” nga akuzat për shkelje të privatësisë. Rrjeti social është “goditur” me një padi, ku dyshohet se Facebook skanon porositë që përmbajnë lidhje për të përcaktuar veprimtarinë e përdoruesve dhe për t’i shënjesturar ata me reklama të caktuara.

Sipas padisë, e ngritur më 30 dhjetor 2013 tek Gjykata e Qarkut Verior të Kalifornisë nga dy persona, Matthew Campbell dhe Michael Hurley, pretendohet që kompania Facebook merr të dhëna private që ndodhen në porosi për profilizim të përdoruesve.

Në kundërshtim në përfaqësimin e tyre, porositë “private” në Facebook janë kapur sistematikisht nga kompania në një përpjekje për të mësuar përmbajtjen e komunikimeve të përdoruesve. Gjatë vitit të kaluar, hulumtuesit e pavarur të sigurisë zbuluan që Facebook shqyrton përmbajtjet e porosive private të përdoruesve në Facebook për qëllime që nuk kanë të bëjnë me lehtësim të bartjes së porosisë. Facebook-u duhet të lëshojë një deklaratë zyrtare për çështjen, por një zëdhënëse e kompanisë tregoi për Bloomberg që këto thënie janë “të pa vlefshme”.

Kur të ngrihet një padi, gjykata duhet së pari ta certifikojë atë si një veprim përpara se ta përpunojë si të tillë. Facebook-u është ballafaquar me disa akuza rreth privatësisë dhe problemeve rreth reklamimit në të kaluarën. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>