Karriere

Mesa duket njerëzit nuk e dinë kush është Tim Cook

Dec 7 2012
0 Shpërndarje
Mesa duket njerëzit nuk e dinë kush është Tim Cook

Gazetari Brian Williams ka intervistuar kohët e fundit shefin ekzekutiv të Apple Tim Cook lidhur me kompaninë dhe gjithçka që po ndodh në Kupertino.

Kjo është intervista e parë e “këtij lloji” dhe do të shfaqet në televizionet amerikane këtë të enjte. Por nuk është ajo që po na tërheq kaq shumë vemendjen për momentin!

Ajo që është vërtet interesante është fakti se Williams ka thënë që askush nuk e njeh CEO-n e Apple.

Gjithsesi kjo nuk është ndonjë surprizë e madhe pasi është vështirë që një drejtor i fushës së teknologjisë të arrijë në nivelin e njohjes si Steve Jobs apo Bill Gates, pasi të jesh CEO i një kompanie nuk është aspak e ngjashme me të qenurit, të themi George Clooney.

Edhe nëse je CEO i Apple. Në një prezantim të emisionit tregohet Tim Cook duke ecur në Grand Central Terminal në Nju Jork dhe duket qartë se askush nga njerëzit e rastësishëm nuk e njeh. (CIO Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>