Aplikacione

Mercedes do të integroj Siri-n e Apple në veturat e reja

Mar 1 2012
0 Shpërndarje
Mercedes do të integroj Siri-n e Apple në veturat e reja

Mercedes do të integroj teknologjinë zanore përkrahëse të Apple, Siri në veturat e reja të saja A-Class. Kjo do të realizohet me anë të një aplikacioni special që do të përkthej ekranin e iPhone në ekranin e integruar në veturë, ashtu që ju të mund të dëgjoni muzikën, të ndërroni radio stacionet ose të përditësoni statusin në Facebook dhe Twitter.

Teknologjia do të jetë në dispozicion për të gjitha veturat që fillojnë nga 25 mijë dollarë e sipër, por vozitësit duhet të ketë të instaluar aplikacionin Drive Kit Plus të kompanisë në iPhone-t e tyre. Aplikacioni do ti lejoj vozitësit të kontrolloj celularin e tij nga ekrani i veturës dhe një kontrollor që gjendet në anën e djathtë të kolltukut të vozitësit.

Si do të funksionoj Siri në Mercedes

Në vend që Siri të kujtoj të komanda të caktuara, ajo do të dëgjoj fjalët natyrore si të dhëna për të aktivizuar detyrat si dërgimi i mesazheve, caktimi i takimeve, dëgjimi i muzikës, marrja e instruksioneve, ose kontrollimi i kushteve atmosferike. Siri deri tashti ka qenë një veti ekskluzive e iPhone 4S dhe kjo do të jetë hera e parë që Apple lejon përdorimin e kësaj teknologjie me harduer tjetër.

Një aplikacion tjetër, Digital DriveStyle do të ofroj qasje në radio stacionet e personalizuara, lëvizjen në rrugë bazuar në informatat që merren nga internetin për gjendjen e trafikut në kohë reale, kërkimet për interesat e përcaktuara, dhe shfaqjen e hartave në teknologjinë 3D nga Garmin. Një veti për gjetjen e veturës do të kujtoj lokacionin e veturës, ashtu që ju të mos harroni ku keni parkuar veturën.

Nga Mercedes deklarojnë që ju s’do të keni nevojë për sistemin elektronik argëtues më të përparuar në veturën tuaj që të keni këtë integrim me iPhone, kështu që funksionet mund të përdoren edhe me një nivel fillestar të këtij sistemi, Audio 20.

Po vijnë edhe më shumë aplikacione të Mercedes

Por, dashuria e Mercedes për aplikacione s’do të ndaloj me kaq. Kompania planifikon të sjell edhe dhjetëra aplikacione të reja këtë vit së bashku me një dyqan të aplikacioneve special për sistemet në veturë. Dy aplikacionet e para që do të vijnë janë Parking Finder dhe Morningstar Finance që ofron qasje në çmimet e aksioneve në bursa.

Këto aplikacione s’do të ruhen në veturë, por do të funksionojnë nga kompjuteri i vendosur në pjesën e pasme të veturës, Daimler Vehicle Backend. Përparësia e kësaj është që aplikacionet mund të freskohen në cloud, pa nevojën për të vizituar një workshop. Gjithashtu, transferimet e të dhënave do të realizohen me përdorimin e lidhjes së celularit me Bluetooth ashtu që ju të mos keni nevojë për një kontratë të re për të paguar.

Mercedes akoma nuk ka dhënë data specifike për aplikacionet dhe integrimin e ri, por kompania pret të debutojë këtë në veturat e reja A-Class me 8 mars në International Motor Show në Gjenevë.

Lajmet e fundit>