Investim

Mercedes dhe Bosch bashkojnë forcat për të zhvilluar makina plotësisht të automatizuara

Apr 4 2017
0 Shpërndarje
Qëllimi i këtij bashkëpunimi është zhvillimi i softuerëve dhe algoritmave për makinat plotësisht të automatizuara (Nivel 4 i SAE) dhe makinat pa shofër (Niveli 5 i SAE.) Mercedes dhe Bosch bashkojnë forcat për të zhvilluar makina plotësisht të automatizuara Photo Source: Reuters

Prodhuesi gjerman i automobilave Daimler lajmëroi një bashkëpunim të ngushtë me Bosch për të zhvilluar makinat e para plotësisht të automatizuara për rrugët urbane.

Kjo lëvizje i jep fund gjithashtu përpjekjeve individuale të Mercedes-Benz në zhvillimin e një sistemi të tillë.

Qëllimi i këtij bashkëpunimi është zhvillimi i softuerëve dhe algoritmave për makinat plotësisht të automatizuara (Nivel 4 i SAE) dhe makinat pa shofër (Niveli 5 i SAE.)

Vitet e fundit kemi parë një rritje të ndjeshme të iniciativave për zhvillimin e makinave të automatizuara ku taksia e parë publike me sisteme vetëdrejtimi do të hyjë në qarkullim në Singapor gjatë muajit Gusht.

Bashkëpunimi mes Daimler dhe Bosch do tu garantojë prodhuesve më shumë burime në zhvillimin e makinave të automatizuara. Sipas Daimler sistemi do të jetë i disponueshëm dekadën e ardhshëm.

Vitin e kaluar, Goldman Sachs projektonte rritjen e këtij tregu nga 3 miliard dollar në 96 miliard dollar në 2025-ën dhe 290 miliard dollar në 2035-ën. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>