Business & Management

Menaxhimi dhe Lidershipi: Cili është çelësi i suksesit?

Dec 13 2015
0 Shpërndarje
Menaxhimi dhe Lidershipi: Cili është çelësi i suksesit?
Leadership

Liz Rayan – Forbes

Është e vështirë të menaxhosh punojësit. Madje jeni të detyruar të menaxhoni edhe ulje – ngritjet e humorit të tyre. Në të shumtën e rasteve është më e vështirë të menaxhosh marrëdhënien me ekzekutivin sesa ekipin e punonjësve.

Për ta bërë situatën më kritike, dëmin që u kemi shkaktuar menaxherëve të korporatave dhe institucioneve është i pallogaritshëm. Madje u kemi bërë edhe më keq atyre që punojnë për ta.

Kemi gënjyer miliona drejtues se të qënurit menaxher do të thotë të ngarkosh detyra. U kemi thënë se të jesh menaxher do të thotë tu tregosh të tjerëve çfarë duhet të bëjnë. Nuk i kemi treguar se titullin e shefit dhe menaxherit mund të mbajë çdokush. Por të posedosh një titull të tillë nuk të bën me doemos një lider!

Lider është ai që shikon brenda nesh. Ata nuk supozojnë sepse kanë përgjigjet e çdo pyetjeje. Ata e dinë se nuk mund të jesh i suksesshëm pa qenë modest. Nuk mund të jenë të suksesshëm nëse nuk dëgjojnë njerëzit që i rrethojnë.

Menaxherët sot mësojnë sesi të planifikojnë, të përcaktojnë buxhetin dhe të jenë nën kontroll të situatës. A e dini se asnjë nga këto detyra nuk i përkasin menaxhimit e aq më pak lidershipit? Për këtë mjafton të punësosh një ekonomist, një planifikues biznesi, një roje! Lidershipi nuk ka nevojë për të tilla gjëra. Përgjegjësia numër 1 e tyre është drejtimi, udhëheqja!

Po çfarë do të thotë të drejtosh një ekip? Do të thotë të punosh me ta për të krijuar një vizion të grupit të punës. Do të thotë të përfshish të gjithë në vendimarrje. Punojësit do të motivoheshin nëse vizioni i ekipit qëndron në një linjë me objektivat e tyre.

Nuk është e vështirë të përfshish të gjithë punojësit në një proçes planifikimi duke dëgjuar mendimet e tyre por kjo është diçka që vetëm një lider mund ta bëjë. Pyetjet e lidershipit janë të tilla: “Çfarë është e rëndësishme për ju?” dhe “Çfarë ndryshimesh mendon se mund ta bëjnë këtë një plan më të mirë?”

Nuk është një emërim apo titull që të bën lider. Do të bëheni i tillë kur të besoni tek njerëzit që drejtoni e si rezultat ata do të kenë besim tek ju. Duhet të hiqni dorë nga ideja se mund ti detyroni njerëzit të bëjnë diçka thjeshtë sepse mbani një titull dhe nj[ pushtet burokratik i aftë ti ndëshkojë.

Kjo nuk ju bën një lider. (CIO Albanian)

Tags >

Menaxher
Lajmet e fundit>