Karriere

Menaxhim Projektesh: 4 mënyra për të menaxhuar buxhetin

Jun 26 2011
0 Shpërndarje
Menaxhim Projektesh: 4 mënyra për të menaxhuar buxhetin

altNë botën e menaxhimit të projekteve, prioriteti kryesor i menaxherit të projektit është sigurimi i suksesit të përgjithshëm të projektit. Por, projekti s’do të konsiderohej i suksesshëm nëse del mbi buxhetin e planifikuar, ashtu siç ndodh shpesh, edhe nëse projekti është realizuar në kohë dhe përmbush kërkesat e klientëve.Kjo është arsyeja pse menaxherët e projekteve duhet të jenë të përpiktë me buxhetet e tyre. Më poshtë do të gjeni katër strategji për të mbajtur nën kontroll buxhetin e projektit dhe të mos tejkaloni koston.

1. Vazhdimisht parashikoni buxhetin. Një buxhet pa menaxhim frekuent të buxhetit dhe ri-parashikim të tij do të jetë i drejtuar për dështim. Pse? Sepse rishikimet e vazhdueshme të buxhetit e mbajnë atë nën kontroll dhe nuk e lënë të ju ik nga dora. Tejkalimi prej 10% i buxhetit është më lehtë të përmirësohet se sa një tejkalim prej 50%. Mundësitë tuaja që të mbani buxhetin në rrugë të duhur me rishikime të vazhdueshme të planit buxhetor janë shumë më të mirë se sa parashikimi i tij vetëm një herë dhe të harrohet më pas.

 

2. Vazhdimisht parashikoni përdorimin e burimeve. Ashtu siç duhet të rishikoni vazhdimisht buxhetin që të mbani në rrugën e duhur, ju duhet të bëni të njëjtën gjë edhe me përdorimin e burimeve, pasi që njerëzit që punojnë në projekt rrisin koston e tij. Menaxherët e projekteve duhet të rishikojnë çdo javë numrin e punëtorëve që punojnë në projekt për momentin dhe nevojat e ardhshëm për burime njerëzore të projektit. Nëse bëni këtë do të sigurohuni që ju po përdorni të gjitha burimet që keni në dispozicion dhe se ju keni të gjitha burimet në gatishmëri për pjesën e ardhshme të projektit. Rishikimi i vazhdueshëm i planifikimit të burimeve do të ju ndihmoj që të mbani buxhetin e projektit në binarë.

 

3. Mbajeni ekipin të informuar. Gjithmonë informojeni ekipin për parashikimin e buxhetit të projektit. Një ekip i mirë-informuar është një ekip i forcuar që merr zotërimin mbi projektin. Duke mbajtur ekipin të informuar për statusin e buxhetit, ata do të jenë më të kujdesshëm në shpenzimet e tyre dhe do të jenë më pak të gatshëm të bëjnë shpenzime shtesë për “orët e hirta” të projektit tuaj (këto orë janë orët që ata e dinë që kanë punuar por s’janë të sigurt nëse e dinë çfarë kanë punuar.)

 

4. Menaxhoni orarin me përpikëri. Zvarritjet në orarin e punëve janë arsyet kryesore për vonesat e projekteve. Ashtu siç shfaqet puna e paplanifikuar në projektin tuaj, ashtu rriten edhe orët shtesë të punës dhe buxheti i projektit mund të dal jashtë kontrollit. Menaxherët e projektit duhet të menaxhojnë me kujdes shpërndarjen e punës duke krijuar urdhra ndryshues për punët shtesë që nuk janë mbuluar në kërkesat fillestare të projektit. Këta autorizojnë fonde shtesë për projektin që mbulojnë koston e punës shtesë, dhe kështu e mbajnë projektin brenda buxhetit të ri.

 

Buxheti i projektit duhet të jetë pjesë që zhvillohet me jetën e projekteve – disa menaxherë projektesh rishikojnë ato me ekipin apo aksionarët e tyre vazhdimisht. Menaxherët e projekteve të cilët mbikëqyrin me sukses buxhetet gjatë jetëgjatësisë së projekteve të tyre do të mbajnë të kënaqur aksionarët dhe menaxherët e tyre njëkohësisht duke shtuar përvojën për projekte më të mëdha dhe sukses në karrierë.

Lajmet e fundit>