Internet

Mozilla: Firefox më mirë të mos jetë në Windows RT

May 18 2012
0 Shpërndarje
Mozilla: Firefox më mirë të mos jetë në Windows RT

Drejtori i produkteve në Mozilla të mërkurën deklaroi se përderisa Microsoft nuk jua mundëson ndërtuesve tjerë të shfletuesve të marrin API-të e rëndësishme në Windows RT, atëherë është “e mundshme që nuk ja vlen” për të ndërtuar një version të Firefox-it për sistemin e ri operativ.

Në një postim në blog gjatë së mërkurës, Asa Dotzler, drejtor i produktit të Firefox-it, sërish e kritikoi Microsoft-in për moslejim të çasjes së shfletuesve të palës së tretë në API-të e Win32, ose ndërfaqet e programimit të aplikacioneve, në Windows RT të ardhshëm.

Windows RT, njëherë i quajtur Windows në ARM, ose WOA, është sistemi operativ i ndërmarrjes Microsoft të cilin sistem Microsoft është duke e zhvilluar për pajisjet – së pari tabletët, e po ashtu edhe llaptopët me peshë të lehtë – që mbështeten në procesorët e dizajnuar për arkitekturën ARM.

“Nëse e ndërtojmë Firefox-in për Windows ARM Metro, ne nuk do të mund të çaseshim në ato API të fuqishme të Win32 dhe kështu do të ishim në një dëmtim ekstrem, në krahasim me IE10 për Metro,” tha Dotzler, duke i’u referuar shfletuesit të Microsoft, i cili do të bëjë të mundshme thirrjen e API-ve të bllokuara.

“Ne do të mund të ndërtonim një Firefox të bukur që duket vërtet mirë në Metro, por Firefox do të ishte i gjymtuar sa i përket shpejtësisë dhe fuqisë që mbase nuk ia vlen të shqetësohemi,” shtoi Dotzler. “Asnjë përdorues normal nuk do të donte që të shfletonte uebin e sotëm dhe të përdorte uebfaqet moderne me llojin e shfletuesve të gjymtuar.”

Megjithëse, komenti “nuk ja vlen” i Dotzler mund të deklarojë tërheqjen e Mozilla-s nga Windows RT, kjo megjithatë nuk paraqet qëndrimin zyrtar të kompanisë. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>