Microsoft

MediaTIK sjell në Shqipëri forumin e parë me temë “Revolucioni Dixhital në Media”

May 11 2017
0 Shpërndarje
MediaTIK sjell në Shqipëri forumin e parë me temë “Revolucioni Dixhital në Media”

Jetojmë në epokën e transformimeve dixhitale ku media natyrshëm është prekur thelbësisht si në përmbajtjen e editorialeve ashtu edhe në mënyrat sesi mblidhet dhe shpërndahet lajmi apo informacioni tek qytetari.

Ky dixhitalizim vitet e fundit ka prekur gjithashtu te gjithë shoqërinë si në demokratizimin e informacionit ashtu dhe në transformimin e çdo aspekti te jetës qe tyre.

Duke qenë se ky fenomen po ndodh me një dinamike të lartë është krijuar një nevojë urgjente për një bashkëpunim me te ngushtë të komunitetit të medias me atë te teknologjisë ne këtë rrugëtim transformimi për te arritur një përshtatje natyrale me ketë realitet te ri dixhital.

Microsoft Albania, në bashkëpunim me Shoqatën e Unionit të Gazetarëve Shqiptare dhe mbështetur nga ICTSmedia, më 12 Maj 2017, organizojnë në Tiranë aktivitetin e përbashkët me lojtarët kryesorë mediatikë në vend, Tryezën e Rrumbullakët me temë: “Revolucioni dixhital në media.

Kjo Tryezë e Rrumbullakët synon të përcaktojë konceptet themelore, të analizojë faktorët kryesorë ekonomikë, politikë, teknologjikë dhe kulturorë në prodhimet mediatike, te shkëmbeje ide dhe praktika te vlefshme sesi gazetaret mund te përdorin teknologjinë, ne mbështetje efikasitetit te tyre ne pune, si dhe trendet ne zhvillim ne këtë fushe.

Në këtë kuadër, kjo iniciativë do të përfshijë: Organizimi i një tryeze të rrumbullakët me gazetarë nga i gjithë territori i Shqipërisë, dhe aktoreve kryesore të medias në Kosovë dhe Maqedoni; Seanca Trajnimi dhe Sensibilizimi; Te ftuar specialë dhe folës nga Microsoft Group; Realizimin e sesioneve online me gazetaret, folës nga Microsoft dhe gazetarë të huaj që do të ndajnë me ju praktikat e tyre të suksesit.

Aktiviteti do mbahet pranë Hotel Xheko Imperial ku përgjatë tre orësh folës do të ndajnë mes tyre eksperiencat, idetë dhe praktikat më të vlefshme në përdorimin e teknologjisë nga gazetarët.

Axhenda e Tryezës vijon si mëposhtë:

  • 14:30 Hapja e Aktivitetit Aleksandër Cipa, Drejtor i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë
  • 14:40 Prezantim i iniciativave të Microsoft me gazetarët shqiptarë Sokol Vladi, Drejtor i Microsoft Albania
  • 15:30 Transformimi Dixhital në Gazetari Michael Kogeler, Menaxher i Microsoft për Evropën Qendrore dhe Lindore
  • 16:15 Gazetaria në Epokën Dixhitale Vlora Ademi, Menaxhere e Edukimit pranë Microsoft
  • 16:50 Fuqia e Medias Sociale Tanja Tatomiroviç, Menaxhere Marketingu pranë Microsoft për Evropën Qendrore dhe Lindore

Të gjithë të interesuarit që duan të bëhen pjesë e saj mund të regjistrohen përmes një formulari online në uebfaqen e Media Tik. Për zhvillimet më të fundit ju ftojmë të ndiqni faqen zyrtare të MediaTik në Facebook dhe evenimentin. /ICTSmedia

Lajmet e fundit>