Siguri

Mediat shtetërore Kineze lum akuzash ndaj Shteteve të Bashkuara dhe NSA-së

May 17 2017
0 Shpërndarje
Në vetëm 5 ditë u infektuan plot 300,000 kompjutera në 200 shtete të botës dhe Agjencia Amerikane e Sigurisë (NSA) duhet të vihet përballë përgjegjësisë argumenton median shtetërore. Mediat shtetërore Kineze lum akuzash ndaj Shteteve të Bashkuara dhe NSA-së Photo Source: Reuters

Media shtetërore Kineze kritikoi ditën e Mërkure Shtetet e Bashkuara për bllokimin e përpjekjeve në parandalimin e sulmeve kibernetike globale pas goditjes që mbarë bota mori nga WannaCry.

Në vetëm 5 ditë u infektuan plot 300,000 kompjutera në 200 shtete të botës dhe Agjencia Amerikane e Sigurisë (NSA) duhet të vihet përballë përgjegjësisë argumenton median shtetërore.

Vetëm të Shtunën janë infektuar mbi 30,000 organizata Kineze shkruante China Daily. Sulmi i cili filloi të Premten është lidhur nga disa hulumtues me Korenë e Veriut.

Autoritetet Kineze vazhdimisht kanë kërkuar një balancë në botën kibernetike. China Daily vendosi theksin tek ndalimi i shitjeve të Huawei në SHBA të cilin e quajtur një hipokrizi.

Gazeta vijoi më tutje duke krahasuar sulmin kibernetik me filmin Amerikan “Die Hard 4.” /CIO Albanian

Lajmet e fundit>