Siguri

Mediat kineze e quajnë Google-n “vegël politike”

Jun 7 2011
0 Shpërndarje
Mediat kineze e quajnë Google-n “vegël politike”

altMediat kineze botuan një varg shkrimesh kundër kompanisë Google të hënën kur qeveria komuniste kineze lëshoi një valë kritikash ndaj kompanisë në fjalë.

People’s Daily, gazetë që botohet nga Partia Komuniste e Kinës, botoi një kryeartikull të plotë duke akuzuar kompaninë Google se ka “përgojuar” vendin javën e kaluar. Në kryeartikull, qeveria mohoi deklaratat e Google se ata kanë lëshuar një sulm phishing në qindra llogari të Google Gmail.

Me kryetitullin “Google, çfarë dëshiron?”, artikulli thotë që pohimet e Google janë false dhe kishin për qëllim që të nxisnin probleme ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Në një përkthim më të thjesht, artikulli vlerëson që Google punon “përsëri dhe përsëri që të diskreditoj Kinën, dhe ka përdorur opinionin publik që të sajoj teorinë e rrezikshme Kineze.” Shkrimi shton që Google është bërë një “vegël politike” dhe ka “tradhtuar shpirtin e internetit.”

Google ka refuzuar të komentoj këtë editorial.

Megjithatë, një zëdhënës i Google në një e-mail dërguar Computerworld deklaroi që kompania qëndron prapa pohimeve të saja për sulmin phishing.

“Ne mendojmë që përdoruesit duhet të jenë të kujdesshëm për kampanjat shqetësuese për mbledhjen e fjalëkalimeve dhe monitorimin e emailit të tyre, gjëra që ne i zbuluam javën e kaluar. Përqendrimi ynë tani është në mbrojtjen e përdoruesve tanë dhe sigurimi që të gjithë të dinë si të qëndrojnë të sigurt përderisa përdorin internetin.” – shkruante në e-mailin e zëdhënësit të Google.

Ezra Gottheil, një analist në Technology Business Research, thotë që editoriali duket se do të rrezikoj biznesin e Google-s në Kinë.

“Për momentin Kina ngjan në një treg të humbur në kërkimet e Google, por Kina është e rëndësishme për Android, dhe Android është i rëndësishëm për Kinën. Nëse Kina deklaron që Android është kërcënim sigurie, Google do të humb tregun e Kinës për celularë të mençur dhe tableta,” deklaron Gottheil. Por ai mendon që prodhimi i celularëve është tepër i rëndësishëm për Kinën që të bëj një lëvizje kaq agresive si publikimi i këtij artikulli.

“Mendoj që ky është një kërcënim i zbrazët, së paku në lidhje me Android ndoshta ka pasur bisedime, ose shpresa për bisedime, për kërkimin e Google,” thotë ai.

Kryeartikulli i djeshëm vjen pas deklaratave të Google-s javën e kaluar se kompania kishte ndalur një sulm phishing të gjatë kundër qindra përdoruesve të Gmail, përfshirë edhe personelin ushtarak të SHBA-ve, zyrtarëve të lartë qeveritar të SHBA-ve, aktivistëve politik kinez, dhe zyrtarëve në disa shtete aziatike.

Lajmet e fundit>