Slider

Media konvergjente: I njëjti programacion me ligje të ndryshme

Jul 10 2013
0 Shpërndarje
Media konvergjente: I njëjti programacion me ligje të ndryshme

TVObservatori Audiovizual Europian (OAE) ka publikuar të dhënat e studimit më të fundit që merr në shqyrtim performancën e TV-së së lidhur me Internetin (connected TV) dhe sfidat ligjore me të cilat ndeshet kjo industri, raporton Broadband TV News.

Duket se shitjet e pajisjeve smart TV janë rritur së tepërmi në Evropë, ndërkohë që ligjvënësit kanë filluar punën për t’u përballur me sfidat ligjore që mund të sjellë kjo teknologji e re, e cila mund të jetë po aq e pranishme në banesat tona, sa edhe aparatet televizive në ditët e sotshme. Pajisjet smart TV mund të transmetojnë programacion qoftë në format linear, apo qoftë edhe jo-linear, ose të ashtuquajturat pajisje konvergjente.

Rregullimi paralel i këtyre dy tipeve të programacionit nga të njëjtët instrumente ligjorë kërkon përherë e më tepër vëmendjen, jo vetëm të ligjvënësve të BE-së, por gjithashtu edhe të homologëve të tyre në nivel vendor. OAE-ja, pjesë e Këshillit të Evropës me qendër në Strasburg, sapo ka publikuar raportin e fundit që merret me shqyrtimin e këtyre sfidave, të titulluar: “Converged Media: Same Content, Different Laws?” Artikulli kryesor, i shkruar nga Alexander Scheuer i European Institute for Media Law (EMR) me qendër në Saarbrücken, përqendrohet në sfidat që paraqet TV i lidhur me Internetin (connected TV) në kuadrin legjislativ të BE-së. Për më tepër, lexoni raportin e BBTV News.  (CIO Albanian)

Tags >

tv
Lajmet e fundit>