Slider

Me "Smart Beer Glasses" bëni miq në Facebook me të trokitjen e gotave të birrës

May 5 2013
0 Shpërndarje
Me "Smart Beer Glasses" bëni miq në Facebook me të trokitjen e gotave të birrës

google gotaBudweiser është një kompani braziliane e cila po përpiqet t’i ndihmojë njerëzit të bëjnë sa më shumë miq në një mënyrë më të shpejtë dhe më efektive: duke pirë birrë.

Kompania ka krijuar të ashtuquajturën “Buddy Cup”, e cila është një gotë birrë me një çip të vendosur brenda.

Kur dy gota “Buddy Cu” trokiten me njëra-tjetrën, ato i dërgojnë automatikisht kërkesa miqësie në Facebook dy personave që po pinë.

Kompania u shpreh se qëllimi i saj është t’u sjellë njerëzve më afër momentet në bar, duke i bërë ata të njihen më tepër me njëri-tjetrin. Përdoruesit skanojnë barkodin që ndodhet poshtë gotës dhe japin të dhëna nga Facebook-u i tyre në mënyrë që gota të lidhet me llogarinë e tyre ne Facebook.

“Kemi provuar fillimisht në testet tona këtu në San Paolo dhe mund t’ju them se ishte një sukses i vërtetë. Atë natë u bënë shumë miq me njeri-tjetrin. Duke u bazuar në përshtypjet pozitive që morëm nga klientët tanë, po përpiqemi ta zgjerojmë më tepër në të ardhmen këtë risi.” (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>