Internet

Me shërbimin e ri Google Helpouts mund të kontaktoni ekspertë të çdo fushe nëpërmjet videobisedave

Nov 9 2013
0 Shpërndarje
Me shërbimin e ri Google Helpouts mund të kontaktoni ekspertë të çdo fushe nëpërmjet videobisedave

google-helpoutGoogle Helpouts është një shërbim i ri që mundëson lidhje direkte me ekspertë nëpërmjet bisedave on line me video, për t’ë ndihmuar njerëzit me probleme të ndryshme që variojnë nga riparimet në shtëpi, te stili i veshjes dhe grimi, tek të mësuarit e një gjuhe të huaj apo dhe te kërkimi i një këshille të përgjithme mbi mënyrën e jetesës.

Përdoruesit mund të shfletojnë dhe të përzgjedhin dikë për të biseduar bazuar në kualifikimet e tij, kategorinë dhe çmimin.

Aktualisht përmasat e këtij shërbimi janë të vogla, por Google ka në plan të zgjerojë këtë program duke mundësuar përfshirjen e individëve të tjerë. Për t’iu përmbajtur tipeve të problemeve që u përmendën më sipër Google ka krijuar partneritet me kompani të tilla si Weight Watchers, Sephora, Rosetta Stone dhe Redbeacon.

Në rastin ideal shërbimi do të funksionojë kështu: Në qoftë se dikush ka nevojë për ndihmë, atëherë mjafton që të hapë seksionin përkatës në Google Helpouts dhe të kontaktojë aty me një person që ka njohuri rreth fushës kundrejt një shume të caktuar parash. Komunikimi mund të realizohet nga kompjuteri ose nga smartfoni.

Në përgjithësi çmimi që duhet paguar llogaritet për çdo minutë. Mund të përmendim kategorinë “Probleme teknologjike dhe këshilla” (Technology Troubleshooting and Advice) që kushton 1$/min. Megjithatë ka edhe nga ato kategori si për shembull “Këshilla Modelimi” (Modeling Advice) që kushtojnë 25$ një seksion i plotë. Siç e shihni kategoritë dhe çmimet variojnë prandaj ka plot për të eksploruar.

Ndërkohë ata persona që janë të interesuar të ofrojnë ndihmën dhe eksperiencën e tyre në Google Helpout mund të regjistrohen në këtë shërbim. Për më tepër informacion klikoni linkun e mëposhtëm për të shfletuar seksionet ekzistuese. https://helpouts.google.com/home

Tags >

Google
Lajmet e fundit>