Aplikacione

Me Paper.li krijoni gazetën tuaj personale online

Nov 29 2012
0 Shpërndarje
Me Paper.li krijoni gazetën tuaj personale online

Përmbajtja në ueb është e pafund dhe e larmishme, por a nuk është pak problem të vizitosh dhjetëra uebfaqe për të mbledhur gjithë atë që do të shohësh?

A nuk do të ishte më mirë sikur të merrnim ato materiale që na duheshin dhe t’i vendosnim në një vend të përbashkët, pak a shumë si një gazetë virtuale?

Tashmë kjo është e mundur, me Paper.li. Ashtu si edhe rivali Stority, Paper.li është një shërbim pa pagesë në cloud (ai ofron në fakt edhe një version Pro për 9 $ në muaj). Për ta përdorur ju duhet një llogari në Twitter ose Facebook apo thjesht një adresë e-maili. Krijimi i gazetës online është shumë i thjeshtë.

Thjesht vendosni titullin, nëntitullin nëse dëshironi dhe zgjidhni frekuencën. Mund të përcaktoni përditësime të përditshme, apo një “botim” në mëngjes dhe një pasdite apo edhe një gazetë javore. Deri tani çdo gjë shkon shumë mirë, por kur vjen puna tek gjetja e përmbajtjes dhe zgjidhja e tyre nga burimet, gjërat vështirësohen disi.

Me shërbimin Paper.li përditësimi ndodh vetëm njëherë në ditë

Skicimi me tre shtylla është tërheqës dhe duket i logjikshëm në pamje të parë. Shtylla e parë organizon temat (lajme, biznes, zbavitje etj) si dhe përfshin linqet drejt llogarive tuaja.

Nëse regjistrohemi me llogarinë tonë në Facebook dhe shtojmë të njoftohemi mbi një temë të caktuar atëherë atje do të shfaqen të gjitha postimet lidhur me të. Kjo mund të mos konsiderohet edhe aq optimale për dikë që preferon të ketë më tepër kontroll mbi rezultatet përfundimtare. Nëse regjistrohemi me llogarinë tonë në Twitter, gazeta është më e lexueshme.

Ngjarja kryesore (top story), të cilën Paper.li e zgjedh pasi analizon llogarinë tonë, shfaqet në formë titulli së bashku me një foto.

Pjesa tjetër e gazetës është e dizajnuar në mënyrë tërheqëse dhe mjaft e organizuar. Leximi ecën shumë mirë por përditësimi ndodh vetëm njëherë në ditë. Integrimi me Twitter deri tani ia kalon atij me Facebook-un.

I vetmi problem për t’u rregulluar mbetet rritja e frekuencës së përditësimit. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>