Business & Management

Më në fund është përcaktuar data e mbylljes së marrëveshjes Microsoft – Nokia

Apr 22 2014
0 Shpërndarje
Më në fund është përcaktuar data e mbylljes së marrëveshjes Microsoft – Nokia

482011923Më në fund Microsoft ka zbuluar disa detaje për diçka që kemi qenë kuriozë që prej muajit shtator. Bëhet fjalë për datën e saktë të përfundimit të blerjes së propozuar të biznesit të pajisjeve dhe shërbimeve të Nokia-s.

Avokati i përgjithshëm i Microsoft-it, Brad Smith, ka njoftuar se tashmë janë qartësuar të gjitha pengesat ligjore dhe se shkrirja zyrtare e dy kompanive do të realizohet këtë të premte, më datë 25 prill.

Microsoft do të menaxhojë domain-in Nokia.com dhe prezencën e kompanisë në mediat sociale për një periudhë 1-vjeçare. Ndërkohë, CEO i Nokia-s, Stephen Elop do të jetë në krye të grupit të pajisjeve në Microsoft dhe do të raportojë direkt ndaj CEO-s së kompanisë, Satya Nadella.

Këto janë detajet e vetme të zbuluara deri tani, por shpresojmë që pas ditës së premte të mësojmë akoma më tepër lidhur me veprimet e ardhshme që do të pasojnë këtë marrëveshje mes dy kompanive. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>