Aplikacione

Me kompaninë Peek planifikoni më lehtë pushimet tuaja

Oct 18 2012
0 Shpërndarje
Me kompaninë Peek planifikoni më lehtë pushimet tuaja

Të shkosh me pushime është diçka tepër zbavitëse dhe e bukur, por kur vjen puna tek planifikimi i tyre gjërat fillojnë të komplikohen pak.

Një kompani e qujtur Peek tenton t’iu thjeshtojë punën e planifikimit të udhëtimeve tuaja duke ju ofruar krijimin e një liste me gjërat që dëshironi të bëni.

Ideja ka nisur kur themeluesi Ruzwana Bashir po planifikonte një udhëtim për në Stamboll, së bashku me miqtë e tij dhe duhet të bënin dhjetëra telefonata për të përfunduar organizimet. Rezultati: një “spreadsheet Exceli” me aktivitetet që kishin ndërmend të ndërmerrnin, orën e tyre etj.

Sipas Bashir, turisti i zakonshëm duhet të harxhojë rreth shtatë orë për të planifikuar një udhëtim dhe do të vizitojë mbi 20 faqe ueb, diçka jo fort efiçente.

Peek synon të reduktojë këtë kohë, duke ofruar dyqane one-stop ku mund te gjesh gjithçka që të duhet për të planifikuar aktivitetet e udhëtimit tënd të radhës. Është pak a shumë një version vizual i spreadsheet-it të Excel-it që ndërtoi ai me miqtë e tij.

20% e turistëve bëjnë prenotime online

Uebfaqja fillon me San Françiskon dhe Hauain duke shfaqur aktivitetet pa pagesë që mund të bësh në këtë zonë ,si p.sh San Francisco’s Ferry Building dhe deri tek muzetë dhe aktivitetet e tjera të qytetit.

Çdo aktivitet shoqërohet me foto, përshkrime dhe përshtypje. Në përshkrim përmendet lloji i aktivitetit, vendi i tij, ora e fillimit dhe buxheti i nevojshëm për të marrë pjesë. Peek ofron edhe mundësinë e të prenotuarit online, duke bërë më të aksesueshme informacionet dhe vetë rezervimin për turistët.

Ndërsa 80% e turistëve kërkojnë për aktivitete online, vetëm 20% e tyre prenotojnë vërtet online, shifër kjo që Peek synon ta ndryshojë. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>