Business & Management

Me humbjen e betejës në botën mobile, Microsoft sheh të ardhmen në Cloud

Nov 26 2015
0 Shpërndarje
Me humbjen e betejës në botën mobile, Microsoft sheh të ardhmen në Cloud

microsoft-logo-redwest-a-100611028-primary.idgeNëse mobiliteti dhe shërbimet cloud janë dy faktorë kyç të tregjeve teknologjike të së ardhmes, është një sinjal pozitiv që të paktën njërin Microsoft e zotëron.

Kur kompania raportoi të dhënat financiara të tre mujorit të fundit, diçka nuk shkonte: biznesi i telefonëve ka shënonte rënie 58% të të ardhurave të cilën Microsoft ia atriboi një strategjie të re.

Kjo strategjie e re konsiston në largimin e fokuesit nga stili i biznesit të Nokia ku përfshiheshin një varietet i lartë produktesh. Përkundër, Microsoft po ndërton një divizion i cili do të nxjerrë në shitje vetëm pak paisje si në rastin e Lumia 950, 950 XL dhe 550. Ky reduktim masiv ishte paralajmëruar që kur kompania pushoi nga puna 7800 punojës kryesisht në divizionin e harduerit.

Situata është krejtësisht ndryshe në biznesin e shërbimeve cloud, divizion i cili raporton rritje të vazhdueshme në të ardhurat. Konsumatorët e platformës cloud Azure janë dyfishuar vetëm vitin e fundit ndërsa të ardhurat shënuan 135 % rritje.

Madje edhe jashtë segmentit cloud vihet re një rritje e qëndrushme e shërbimeve të Microsoft. Kompania numëron 60 milion përdorues aktivë të Office 365 ndërsa shërbimet produktive të cloud numëron 18 milion konsumatorë.

Ky trend rritjeje mund të vijojë edhe në tre mujorin aktual bazuar në parashkimet e Microsoft. Ndërsa sipas CFO së kompanis, Amy Hood, gjatë një konference konfirmoi se shitjet e harduerëve mobil do të shënojnë rënie edhe pas debutimit të telefonëve të fundit Lumia.

Me gjithë këtë informacion në duar, shefi ekzekutiv Satya Nadella duket të ketë marrë një vendim. Microsoft do të vijojë të ruajë një qasje pro botës mobile edhe pse më i tërhequr njëkohësisht duke vendosur kufinj të rinj në shërbimet cloud.

Kuptohet që Microsoft nuk sheh shpresa në biznesin e harduerit mobil, të paktën jo në një periudhë afatshkurtër. Windows 10 Mobile është pranë debutimit, por situatën e platformës mobile mund ta përshkruajmë si anemike.

Në frontin tjetër, kompania ka një pozicion të fuqishëm në produktivitet dhe cloud. Ky do të jetë çelësi i suksesit së Microsoft, të paktën në një betejë. Edhe pse kërcënohet nga konkurrentët madhor si Amazon dhe Google, Microsoft zotëron avantazh të qartë kryesisht në sipërmarrjet e mëdha. (CIO Albanian)

Tags >

microsoft
Lajmet e fundit>