Business & Management

Me 6 shtator mbahet konferenca e energjisë

Aug 9 2012
0 Shpërndarje
Me 6 shtator mbahet konferenca e energjisë

Kompania EvroEnergie, që i takon kompanisë së pavarur gjermane Energieweit grup me seli në Gjermani ka njoftuar se do të organizoj një konferencë rreth sektorit të energjisë së Evropës Juglindore e që pritet të mbahet me datë 6 shtator në Prishtinë.

Sipas kompanisë, thuhet se “sektori i energjisë së Evropës Juglindore është çelës për rritje ekonomike rajonale, rritje prosperiteti dhe njëkohësisht hapës i derës në rrugën për në Bashkimin Evropian, duke marrë parasysh që përmes rusurseve natyrore në Evropën Juglindore ofrohen mundësi të shumta për investime.

Evropa Juglindore përmes themelimit të Komunitetit të Energjisë obligohet t’i përmbushë direktivat evropiane të energjisë, gjë që i ballafaqon pjesëmarrësit e tregut me sfida të mëdha.

Tregu Energjetik Evropa Juglindore 2012 vë në dispozicion një platformë mbi të cilën vendimmarrësit nga ekonomia energjetike dhe politika mund të shkëmbehen drejtpërdrejt me njëri-tjetrin në lidhje me sfidat aktuale, mundësitë e investimeve dhe trendet e së ardhmes. Ndërkaq, temat që do të debatohen në këtë konferencë janë:

1. Tregjet e nesërme të energjisë në Evropën Juglindore – kah është duke shkuar rrugëtimi?

2. Sfida aktuale dhe implementimi i obligimeve të liberalizimit

3. Potencialet e energjive të ripërtëritshme dhe efiçienca e energjisë

4. Shembuj të projekteve të realizuara ose të projekteve të planifikuara për gjenerim, shpërndarje dhe efiçiencë të energjisë në Evropën Juglindore. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>