Menaxhim Projektesh

Me 18 tetor në Tiranë, mbahet “Oracle Business Day 2011”

Oct 12 2011
0 Shpërndarje
Me 18 tetor në Tiranë, mbahet “Oracle Business Day 2011”

Oracle Business Day 2011 është vendi ku duhet të jenë të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të kuptojnë më shumë mbi detajet më të fundit rreth produkteve dhe lajmeve të ndërlidhura me Oracle, e përveç kësaj pjesëmarrësit që do të jenë në këtë ditë të veçantë në Tiranë do të kenë rastin të shohin nga vet ekspertët se çfarë rëndësie kanë këto produkte për kompaninë e tyre.

Kjo ngjarje speciale e titulluar “Oracle Business Day 2011” që mbahet me 18 tetor të këtij viti në Hotel Sheraton në Tiranë, do të mundësojë që mysafirët të mësojnë të gjitha trendet teknologjike dhe biznesore që do t’iu ndihmoj atyre të formësojnë të ardhmen e tyre. Ekspertët e Oracle do të jenë aty për të ndarë përvojën e tyre dhe në mes tjerash do të mundësojnë që kjo ngjarje të jetë një prej IT ngjarjeve më simuluese të vitit.

Sipas informatave të të cilat i kemi thuhet se “Oracle Business Day 2011” do të mundësojë informata më të detajuara për:

  • Middleware – Ku do të mund të zbulohen inovacionet më të rëndësishme në veglat e zhvillimit, serverët e aplikacioneve, SOA, menaxhimi i procesit të biznesit dhe gjëra tjera
  • Oracle në Oracle – Ku do të mund të kuptohet mbi tërë portofolin e serverëve dhe hapësirave magazinuese të Oracle të cilat mund të rrisin ROI’n e investimeve në aplikacione.
  • Technology – Ku do të mund të mësoni mbi përfitimet nga cloud computing, praninë e lartë, sigurinë e të dhënave, menaxhimin e memories së databazës, dhe gjëra tjera.
  • Aplikacionet – Ku do të mund të shihen përkushtimet më të fundit të Oracle për shkëlqim të biznesit dhe Oracle Application’s Unlimited

Gjatë kësaj ngjarjeje sigurisht paraqitet edhe një mundësi e mirë për takimin e ekipit menaxhues regjional të Oracle dhe të ekspertëve tjerë për të disktuaur sesi të transformoni biznesin tuaj. Natyrisht para se të merrni pjesë ju duhet të regjistroheni dhe të rezervoni një ulëse, të cilën gjë mund ta bëni këtu

Lajmet e fundit>