Siguri

McAfee sjell antivirus për VShield në VMware

Apr 5 2012
0 Shpërndarje
McAfee sjell antivirus për VShield në VMware

McAfee njoftoi për versionin e softuerit antivirus të tyre për teknologjinë e sigurisë vShield të VMware.

McAfee Management for Optimized Virtual Environments (MOVE) AV tashmë kanë përkrahur HyperV të Microsoft, Xen dhe platformat e makinave virtuale të VMware. MOVE AV 2.5, që tani është në dispozicion, shënjon herën e parë që ky produkt përkrah vShield API të VMware, sistem që bazohet në softuer me qasje pa-agjent për skanim dhe zhdukjen e malware. Qasja pa-agjent ndihmon në mënjanimin e problemit të ashtuquajtur “A/V stuhi” që mund të ndodhin kur një softuer antivirus operon në një ambient të makinave virtuale që mund të ndaloj gjithçka, deklaron Rihi Bhargava nga McAfee. Por, ai shtoi që McAfee akoma ka brenga për efektivitetin e qasjes pa-agjent në API-të vSphere të VMware.

Bhargava përmendi edhe brengat e industrisë që janë shfaqur në të kaluarën për API-të e vShield të cilat varen nga qasja pa-agjent që e bën përdorimin e softuerit të vogël të ofruar nga VMware në vSphere për të performuar detyrat e sigurisë.

Por, deri tani VMware është mbajtur fort me dizajnin pa-agjent si mënyra e vetme e aprovuar për të përdorur teknologjinë e sigurisë vShield të cilën e ka dizajnuar për vSphere, e që operon proceset e sigurisë në pajisje të ndara virtuale.

Sipas McAfee, integrimi me VMware vShield Endpoint do të lejoj përdoruesit të optimizojnë performancën në infrastrukturën e desktop-ëve virtual dhe serverëve virtual të bazuar në VMware. Është shumë më lehtë për të licencuar MOVE AV për përdorim në ambiente me hipervizor të përzier që përkrahin qasjen e vjetër të VMware të bazuar në agjent, qasjen pa-agjent të VMware për vShield, Xen dhe Hyper-V.

Kaspersky Lab dhe Trend Micro gjithashtu përkrahin API-të VMware vShield, dhe Symantec gjithashtu pritet të ketë produktin anti-malware të dizajnuar për vShield më vonë gjatë këtij viti.

Lajmet e fundit>