Siguri

McAfee: Përdoruesit në ueb të kenë kujdes nga mashtrimet e festave

Nov 13 2012
0 Shpërndarje
McAfee: Përdoruesit në ueb të kenë kujdes nga mashtrimet e festave

Përdoruesit e uebit dhe njerëzit që po planifikojnë të blejnë online gjatë sezonit të festave të fundvitit duhet të kenë kujdes nga mashtrimet që ndodhin zakonisht në këtë periudhë, disa prej së cilave targetojnë përdoruesit e pajisjeve mobile. Këtë këshillë ka dhënë kompania e sigurisë McAfee.

Kompania ka publikuar edhe një listë të 12 mashtrimeve të Krishtlindjeve, të cilat duket se nuk janë të reja por më tepër versione të përpunuara të atyre të vjetra, u shpreh Robert Siciliano, ekspert i sigurisë onlinë në McAfee. Keqbërësit online po ripërpunojnë mashtrimet e vjetra, me disa ndryshime në sistemet e reja operative dhe pajisjet e reja.

Një nga kërcënimet më të mëdha të këtij viti janë mashtrimet që vijnë përmes aplikacioneve mobile, veçanërisht përmes dyqaneve të tjera të Android përveç Google Play.

Siciliano tha se këto lloj aplikacionesh mund të mos jenë testuar për sigurinë e tyre. Një në katër përdorues mobile ka gjasa të përdorë smartfonin për të bërë shopping këtë sezon.

Këshillohet që përdoruesit e internetit të kenë të përditësuar antivirusin e tyre

Një marifet tjetër i vjetër është mashtrimi përmes Skype, duke çuar mesazhe me fjalët “Haha, kjo është fotoja e re e profilit tënd”? Kur përdoruesi klikon mbi foton, në kompjuter shkarkohet një Trojan dhe ky link i dërgohet të gjithë kontakteve të Skype. Në disa raste, njerëzve u kërkohet të paguajnë para për të aksesuar skedarët e infektuar.

Shumë familje, shtoi Siciliano, përdorin llojë të ndryshme pajisjesh dhe sistemesh operative, pjesa më e madhe prej së cilave nuk janë të mbrojtura me antiviruse apo softuerë të tjerë sigurie. Mashtrime të tjera në listë përfshijnë reklamat e rreme për ulje çmimesh në Facebook apo Twitter, kartolina elektronike me linqe maluerësh. Nëse shihni që çmimi është tepër i ulët për të qenë i vërtetë, atëhere me shumë mundësi është mashtrim.

Probleme vijnë edhe me mesazhet në celular, ku u thuhet marrësve se kanë fituar një kartë dhuratë prej 1000 $ në Best Buy. Këshillohet që përdoruesit e internetit të kenë të përditësuar antivirusin e tyre, softuerët antiphishing dhe antispyware së bashku me firewall-et. Ata duhet të mbajnë po ashtu të përditësuar sistemin operativ. (CIO Albanian)

Tags >

siguri
Lajmet e fundit>