Internet

Mbyllet Megaupload

Jan 23 2012
0 Shpërndarje
Mbyllet Megaupload

Uebfaqja për shpërndarjen e dosjeve të ndryshme, Megaupload është mbyllur nga autoritetet amerikane, meqë rast janë arrestuar themeluesi i saj, Kim Dotcom dhe tre zyrtar të tjerë të lidhur me kompaninë në Zelandën e Re. Si kundërpërgjigje ndaj kësaj, hakerët e Anonymous kanë sulmuar me DDOS uebfaqet e autoriteteve që qëndrojnë pas këtyre veprimeve.

RIAA, MPAA, Universal Music Group dhe Zyra për të drejtat autoriale e SHBA-ve kanë qenë jashtë funksionit për shkak të sulmeve nga Anonymous. Mbyllja e Megaupload vjen vetëm një ditë pas protestës së gjerë kundër aktit SOPA që është pezulluar për momentin nga kongresi dhe dhoma e përfaqësuesve.

Padia prej 72 faqeve e paraqitur në Gjykatën Rajonale në Alexandria, Virginia afër Washington DC, akuzon MegaUpload.com për konspiracion, reketim, shpërdorim të të drejtave autoriale, dhe shpëlarje parash ndër padi tjera të lidhura me përdorim ilegal të materialeve të mbrojtura me të drejtën autoriale. Padia është paraqitur në këtë vend tëSHBA-ve pasi disa prej serverëve të MegaUpload gjenden në këtë vend.

Nga FBI deklaronin që ky aksion është “njëri nga aksionet më të mëdha kundër çështjeve kriminale të të drejtave autoriale të realizuar në SHBA dhe si qëllim ka ndalimin e keqpërdorimit të hapësirës publike dhe shpërndarjen e faqes që stimulo dhe lehtëson keqpërdorim e të drejtave autoriale.

Fletarrestime janë lëshuar kundër 7 personave derisa 4 prej tyre janë arrestuar përfshirë themeluesin Kim DotCom, më parë i njohur si Kim Schmitz. Në mesin e shumë akuzave, në padi theksohet që nga keqpërdorimi i materialeve të mbrojtura me të drejtën autoriale, MegaUpload.com ka shkaktuar dëme në 500 milionë dollarë amerikanë, derisa liderët kanë përfituar më shumë se 175 milionë dollarë kryesisht falë reklamave dhe abonimeve Premium. Sipas të dhënave të uebfaqes, MegaUpload.com ka pasur më shumë se 1 miliardë vizitor dhe më shumë se 180 milionë përdorues të regjistruar deri tani me mesatarisht 350 milionë vizita në dite që përafërsisht kap 4% të trafikut total të internetit.

MegaUpload.com është themeluar rreth vitit 2005 dhe në një kohë ka qenë faqja e 13 më e vizituar në internet. Ka shërbyer për të shkëmbyer në masë të madhe muzikë, filma, libra, video lojëra, dhe softuer kompjuter, ndërsa në promovimin e kompanisë kanë angazhuar edhe yje të estradës amerikane si Kanye West dhe Will.i.am.

Lajmet e fundit>