Internet

Mbi 40% e trafikut të YouTube vjen tashmë nga pajisjet mobile

Oct 18 2013
0 Shpërndarje
Mbi 40% e trafikut të YouTube vjen tashmë nga pajisjet mobile

YouTube iPhone App_500Duket se prezenca e YouTube-it në pajisjet mobile po rritet me shpejtësi vitet e fundit dhe këtë e vërtetojnë shifrat e aksesimit të faqes.

Gjatë të enjtes, Google raportoi se përqindja e trafikut mobile për faqen e videove është rritur ndjeshëm. Në vitin 2011, vetëm 6% e trafikut të YouTube vinte nga pajisjet mobile. Sot, kjo shifër është 41%. Trendi dëshmon një progres të madh, shtoi shefi ekzekutiv i kompanisë, Larry Page, gjatë publikimit të të dhënave.

Google, ashtu edhe shumë kompani të tjera, po investojnë fuqishëm në mobile, duke marrë parasysh uljen e shitjeve të PC-ve dhe rritjen e interesit për pajisjet mobile. Sot njerëzit harxhojnë më tepër kohë para ekraneve të vegjël sesa përpara kompjuterit. Edhe reklamat në mobile po bëhen gjithmonë e më tepër efiçente, çka është një shtysë shumë e madhe për investimin në këtë fushë.

Në shifrën prej 41% përfshihet aksesi nga smartfonët dhe tabletët, shprehet Google. Këto shifra u publikuan në kuadër të raportit të të ardhurave të tremujorit të tretë të vitit, ku Google raportoi të ardhura më të larta nga sa pritej, pavarësisht rritjes së humbjes nga sektori i Motorola-s, i cili vazhdon të jetë “plaga” e kompanisë. (CIO Albanian)

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>