Siguri

Mbështetësit e Anonymous dërgojnë mesazhe të rreme për sulme terroriste

Sep 11 2011
0 Shpërndarje
Mbështetësit e Anonymous dërgojnë mesazhe të rreme për sulme terroriste

Hakerët që po e quajnë veten “Script Kiddies” morën kontrollin mbi llogarinë e NBC News në Twitter gjatë pasditës së të premtes dhe dërguan mesazhe në Twitter duke thënë që do të jetë një veprim terrorist i përsëritur në New York.

“Script Kiddies”-at kishin kontrollin në llogarinë ku ishin më shumë se 120,000 përcjellës, për rreth 10 minuta përpara se të suspendohej. Gjatë asaj kohe, ata dërgouan tri porosi duke deklaruar që rrëmbyesit e avionëve kishin rrëzuar dy aeroplanë në faqen e veprimeve terrosite më 11 shtator 2011. “Kjo nuk është shaka. Përdhesa sapo është sulmuar. Ne jemi duke u përpjekjur për të marrë raportues në skenë. #groundzeroattacked.” thuhej në mesazhet e dërguara.

Pastaj, pas disa minutave, ata shkruan: “NBCNEWS u hakua nga Script Kiddies. Përcillni ata në @s_kiddies!”

Llogaria në Twitter @s_kiddies menjëherë ishte suspenduar, por sipas një verisoni të ruajtur të faqes, grupi e përshkruan veten si “Mbështetës të Anonymous :: Hakerë ::  Duke shfrytëzuar metodat më të thjeshta me rezultate shumë zbavitëse :: Herë pas here duke e bërë këtë për lulz :: Ne jemi Script Kiddies.”

Script Kiddies nuk iu përgjigjën pyetjes në email për ta ditur mënyrën që ata arritën ta marrin llogarinë e NBC News.

Script kiddies është një term hakingu, që i referohet hakerëve teknikisht të thjeshtë të cilët mbështeten në skripta automatikë në vend se të bëjnë hakime joshëse për t’i kryer sulmet e tyre online./cio.al

Lajmet e fundit>