Slider

Mbahet forumi biznesor Kosovë- Zvicër

Jul 3 2012
0 Shpërndarje
Mbahet forumi biznesor Kosovë- Zvicër

Me datë 20 qershor 2012, në Prishtinë është mbajtur forumi biznesor Kosovë- Zvicër, ku kanë qenë të pranishëm rreth 100 pjesëmarrës, përfshirë edhe përfaqësues të 23 kompanive zviceriane.

Programi dyditor i Misionit Tregtar Zvicerian në Kosovë, i organizuar nga Oda Ekonomike Zviceriane dhe Nisma Ekonomike për Kosovën (ECIKS), në bashkëpunimin me Agjensinë e Kosovës për Promovimin e Investimeve (APIK), dhe Agjensinë Austriake për Zhvillim, ka përfshi edhe një mori takimesh midis bizneseve vendore dhe atyre zviceriane, si dhe vizita të këtyre të fundit tek partnerët potencial në Kosovë.

Pjesëmarrës dhe folës në këtë forum kanë qenë: Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi, Ministri për Zhvillim Ekonomik Besim Beqaj, Ministri i Bujqesisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Blerand Stavileci si dhe Ambasadorja e Zvicrës në Kosovë znj. Krystyna Marty Lang.

Gjatë këtij forumi, kompanitë zviceriane janë njoftuar për së afërmi me ambientin, kushtet si dhe mundësitë për të investuar në Kosovë. Forumi dyditor është përmbullur me prezantimet e kompanive zviceriane që kanë investuar në Kosovë, ku kanë paraqitur përvojat e tyre në fushën e biznesit në Kosovë.

Në përgjithësi, vizita dyditore e bizneseve zviceriane ka rezultuar në takime të suksesshme me bizneset lokale, vizita tek partnerët potencial dhe njëkohësisht ka ofruar mundësi të shumta biznesi e investimesh. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>