Investim

Match.com zgjerohet me Meetic

May 30 2011
0 Shpërndarje
Match.com zgjerohet me Meetic

altUebfaqja për takime në internet Match.com ka bërë ofertë për të blerë pjesën e mbetur të aksioneve në uebfaqen e ngjashme franceze Meetic, e cila tashmë është pjesërisht pronë e Match.com, deklaroi kompania të hënën.

Blerja e pjesës më të madhe të aksioneve është mënyra më e mirë për Match.com për t’u zgjeruar në tregun evropian sipas analistëve. Më herët, në vitin 2009, Match.com i kishte shitur pjesën e saj të tregun evropian kompanisë Meetic për të marrë 27% të aksioneve në kompani. Para këtij transaksioni Match.com kishte tentuar të rrit tregun në mënyrë të pavarur, por nuk ia kishte dalur të kishte sukses.

Match.com do të ofroj 15 euro (21$) para të gatshme për çdo aksion të Meetic, që është premium ose më shtrenjtë për 11.6% të çmimit që kishin aksionet në mbylljen e tregut të premten. Kjo ofertë rrit vlerën e kompanisë Meetic në 347 milionë euro.

Kjo marrëveshje pritet të ndihmojë Match.com edhe në zgjerimin e saj në SHBA duke mësuar nga mënyra në të cilën Meetic është zgjeruar në Evropë.

Presidenti dhe themeluesi i Meetic, Marc Simoncini ka aplikuar në rregullatorin francez për të shitur 3.7 milionë aksione që përfaqësojnë rreth 16% të numrit të përgjithshëm, dhe ky proces pritet të kryhet brenda 2-3 javëve në vazhdim. Ai do të mbaj 1.6 milionë aksione tjera dhe gjithashtu planifikon të mbetet në bordin drejtues të ndërmarrjes sipas deklaratave që vijnë nga Match.com.

Sot, Match.com operon në 25 vende evropiane, përderisa Meetic është aktiv në 16 vende, po ashtu në Evropë.

Lajmet e fundit>