Business & Management

MasterPass lehtëson blerjen e artikujve nëpërmjet telefonit

Feb 27 2013
0 Shpërndarje
MasterPass lehtëson blerjen e artikujve nëpërmjet telefonit

MasterPassBlerja e produkteve po bëhet një proces gjithmonë edhe më i lehtë. MasterCard po ndërton brenda teknologjisë së tij të kuletës mobile PayPass , Master Pass, një shërbim që do ti lejojë konsumatorët të ruajnë informacionet mbi pagesat në smartfonin e tyre edhe ti blejnë këto artikuj vetëm me një prekje të ekranit.

Kompania prezantoi MasterPass te Kongresi Boteror Mobil. MasterPass do të hyjë në funksionim në Kanada edhe Australi muajin që vjen edhe do të jetë në dispozicion në Amerikë në fund të pranverës. Ju mund të regjistroheni në MasterPass nëpërmjet institucionit tuaj financiar.

Ky shërbim ju jep mundësinë të paguani me çfarë do lloj karte e jo vetëm me MasterCard. MasterCard po planifikon të suportojë të gjitha metodat e pagesës, edhe teknologjinë e komunikimit fushë-e afërt, kodet QR edhe tage. Për blerësin online, MasterPass do të ofrojë pagesëm me anë të një klikimi njësoj si Amazon.

Blerja në të ardhmen

Pagesat nëpërmjet telefonit priten të bëhen një normë sipas një studimi në prill të 2012 nga Qendra e Kërkimit Pew edhe Projekti Jeta Amerikane. Shumica e njerëzve mendojnë se smartfonët do të zëvendësojnë paranë kesh brenda 2020. Tom Litchford, zëvendës presidenti i teknologjive tregtuese në Federatën Kombëtare të shitjes me pakicë është dakort me këtë studim.

Lichford vë në dukje bashkpunimin midis Starbucks dhe Square si një shenjë për normalizimin e pagesave nëpërmjet telefonëve. Ata që pijnë kafe dhe kanë aplikacionin Square Wallet në telefonat e tyre do të mund të merrnin rregullisht thjesht duke thënë emrin në arkë.

Për aq kohë sa dyqanet të vërtetojnë që teknologjia e portofolit mobil ofron më shumë vlerë se karta e debitit si uljet, ofertat e personalizuara dhe intigrimi i rrjeteve sociale, konsumatorët do të vazhdojnë të paguajnë sipas rrugës së vjetër tha Litchford. “Sipas këndvështrimit të tregtarit, ne nuk jemi më në nivelin e konkurencës se kush e ka çmimin më të mirë” tha Lichford.

“Konkurenca tani është: Kush mund të ofrojë eksperiencën më të mirë dhe kush mund ti plotësoj nevojat e konsumatorit? Teknologjia është një nga mënyrat për ti ofruar ato.” (CIO Albanian)

MasterPass-

Tags >

banka
Lajmet e fundit>