Siguri

Mashtrime në Facebook lidhur me tragjedinë norvegjeze

Jul 25 2011
0 Shpërndarje
Mashtrime në Facebook lidhur me tragjedinë norvegjeze

Përsëri kanë filluar të shfaqen mashtrimet “e zakonshme” në Facebook pas shpërthimeve të së premtes në Norvegji. Përdoruesit duhet të jenë të kujdesshëm të mos shtypin në linqet të cilat nuk janë të njohura.

Problemi u hetua nga ofruesi i softuerëve të sigurisë Websense në një postim në bllogun e tyre zyrtar. Mashtrimi duket se mund të infektoj përdoruesin brenda një sekonde.

Mashtrimi i njohur si “clickjacking” shton poste mashtruese në murin e një përdoruesi duke inkurajuar miqtë e tij të shtypin në linqet e infektuara kinse do të gjejnë lajmet dhe videot e fundit nga tragjedia e së të premtes. Mashtrime të tilla së fundmi ka patur në rastin ligjor amerikan për Casey Anthony-n dhe për aktivizimin e Facebook Chat.

Rrjetet shoqërore janë mundësia për e mirë për veprimin e mashtruesve, e madhësia dhe popullariteti i Facebook është një parajsë për ata. Vjeshtën e kaluar AVG raportoi që gati 20,000 faqe malinje janë aktive në rrjetet shoqërore, shumica e tyre në Facebook, dhe një pjesë tjetër e konsideruar në YouTube.

Videot në veçanti janë efektive për mashtruesit, sipas Websense, por hiq mbrapa nuk mbeten as storiet për lajmet e fundit dhe rezultatet kërkimore, të cilat gjithashtu mund të mos jenë të sigurta. Kërkimet për lajmet aktuale janë edhe më të rrezikshme se sa kërkimet për pornografi apo përmbajtje tjera të ngjashme në internet.

Morali i lajmit? Kur vjen puna te kërkimi i lajmeve të fundit, ne duhet të shtypim vetëm në linqet dhe uebfaqet e organizatave informative që ne u besojmë. Kujdeset nga linqet e lajmeve të vendosur në Facebook.

Lajmet e fundit>