Internet

Marketerët shprehen entuziastë për ndryshimet e reja të Gmail-it

Dec 17 2013
0 Shpërndarje
Marketerët shprehen entuziastë për ndryshimet e reja të Gmail-it

Gmail-Email-Marketing-ChangesNdryshimet e reja që ka bërë javën e kaluar Google në Gmail janë pritur me entuziazëm nga marketerët. Reklamat e tyre jo vetëm që do të shihen me siguri nga përdoruesit, por ata do të kenë mundësi edhe të gjejnë më saktësisht se sa njerëz i kanë hapur ato.

Gmail do t’i shfaqë tashmë imazhet përmes serverëve proxy në vend që t’i shfaqë ato nga hoste të jashtme. Në këtë mënyrë, Google do t’i kontrollojë vetë imazhet për viruse dhe malware para se ato të shfaqen në Gmail. Me pak fjalë, siguria është më e lartë qoftë kur imazhet shihen nga desktopi, qoftë kur shihen nga pajisjet mobile.

Lejimi i shfaqjes së imazheve në mënyrë automatike do të thotë që marketerët mund t’i gjurmojnë më mirë rastet nëse përdoruesi e ka hapur apo jo e-mail-in. Shumë shërbime e-mail-i që dërgojnë reklama apo e-mail-e të padobishme në emër të klientëve përdorin një imazh shumë të vogël, një piksel, në çdo e-mail.

Kur dikush e sheh imazhin në një e-mail, atëherë dërgohet kërkesa në serverët e ofruesit për të ngarkuar imazhin e vogël, dhe kjo kërkesë përdoret për të gjurmuar se sa njerëz e kanë hapur e-mail-in dhe sa shpesh.

Vendimi i Google-it për të filluar me “caching”-un e imazheve në serverët e vet e ul aftësinë e marketerëve për të gjurmuar hapjet e përsëritura, por, të paktën, hapjet unike, mund të gjurmohen më saktësisht. Në fund të fundit, hapja automatike e e-mail-eve do të rrisë shikueshmërinë e tyre.

Nga ana tjetër, përdoruesit kanë gjithmonë mundësi ta çaktivizojnë këtë opsion, si dhe kur Google vlerëson një e-mail shumë dyshues, do ta rishfaqë sërish njoftimin tek përdoruesi. (CIO Albanian)

Tags >

gmail
Lajmet e fundit>