Karriere

Mark Zuckerberg vesh të njëjtat rroba çdo ditë

Oct 4 2012
0 Shpërndarje
Mark Zuckerberg vesh të njëjtat rroba çdo ditë

CEO i Facebook-ut, Mark Zuckerberg tha dje në një intervistë për NBC se bën një jetë “të thjeshtë” dhe vesh me shumë krenari të njëjtat gjëra pothuajse çdo ditë.

Zuckerberg është renditur i pari në listat e GQ dhe Esquire, si personi i veshur më keq në vitin 2011. Ai tha për emisionin “Today” se ka rreth 20 bluza identike me ngjyrë gri në garderoben e tij. “E kam fjalën që vërtet vesh të njëjtën gjë çdo ditë dhe nëse do të shihnit garderobën time do ta besonit.

Gruaja ime ka shumë gjëra, por ajo ka pjesën e saj ndërsa unë një sirtar. Dhe ky sirtar ka brenda rreth 20 bluza me ngjyrë gri.”

Ai shtoi gjithashtu se ka një sirtar “si meshkujt në të gjithë botën”. Njerëz të tjerë të shquar që vishnin të njëjtat gjëra çdo ditë ishin Steve Jobs dhe Albert Einstein.

Intervista do të transmetohet ditën e enjte dhe sipas NBC, Zuckerberg flet mbi planet e së ardhmes lidhur më rrjetin social, moralin e punonjësve dhe martesën e tij.

Ai thotë se “ndjen shumë përgjegjësi” për punonjësit e tij dhe ndihet mirë që asnjë nuk i thërret, “Zoti Zuckerberg”. Sipas tij, ata përpiqen shumë të ndërtojnë një kulturë të hapur mes tyre. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>