Karriere

Mark Zuckerberg thirrje për një pagë universale për të gjithë

May 26 2017
0 Shpërndarje
Ne duhet të eksplorojmë ide si "të ardhura bazike universale" në mënyrë që të sigurohemi se të gjithë e kanë një mundësi për të provuar gjëra të reja. Mark Zuckerberg thirrje për një pagë universale për të gjithë

Gjatë një fjalimit të tij në Harvard, shefi ekzekutiv i rrjetit social më të madh në botë Mark Zuckerberg bëri thirrje për një kontratë të re social me një pagë bazike universale.

Zuckerberg tha se “çdo gjeneratë ka perceptim tjetër për barazinë. Në të kaluarën luftohej për votën dhe të drejtat e njeriut. Dhe tani është momenti që gjenerata jonë të vendosë një kontratë sociale të re.”

Ai shtoi se “ne duhet të kemi një shoqëri e cila nuk mat progresin e bërë vetëm me matës të nivelit ekonomik si GDP por sa prej nesh bartin një rol që u përshtatet.”

Ne duhet të eksplorojmë ide si “të ardhura bazike universale” në mënyrë që të sigurohemi se të gjithë e kanë një mundësi për të provuar gjëra të reja.

Të gjithë do të ndryshojmë vende e pune e role dhe ajo që kemi nevojë është se kujdesi ndaj fëmijëve dhe shëndetësor nuk duhet të varen nga papunësia. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>