Karriere

Mark Zuckerberg synon të ndërtojë “Gazetën e Përsosur të Personalizuar” për çdo person në botë

Nov 7 2014
0 Shpërndarje
Mark Zuckerberg synon të ndërtojë “Gazetën e Përsosur të Personalizuar” për çdo person në botë

mark-zuckerberg-283Gjatë sesionit të vet të parë publik me pyetje dhe përgjigje gjatë të enjtes, shefi ekzekutiv i kompanisë Facebook, Mark Zuckerberg shpjegoi vizionin e tij për furnizuesit me përditësime, që është faqja ku përdoruesit e rrjetit social shohin një rrjedhë të vazhdueshme të “ngjarjeve”. “Objektivi ynë është ta ndërtojmë gazetën e përsosur të personalizuar për çdo person në botë,” tha Zuckerberg. “Ne jemi duke provuar që ta personalizojmë atë dhe të ju shfaqim gjërat që do të jenë më interesantet për ju.”

Ai tha që çdo përdorues i sheh më tepër se 1,500 ngjarje çdo ditë, por një përdorues mesatar do të mund të shihte vetëm rreth 100 të tilla gjatë ditës në Furnizuesin e Përditësime. Për ta rritur atë përvojë, Zuckerberg është duke punuar me një skuadër të inxhinierëve për të mësuar veprimtaritë e përdoruesve dhe për të marrë sinjale që tregojnë se në çfarë lloje përmbajtje janë të interesuar përdoruesit më së tepërmi.

“Kjo nënkupton që nëse bizneset janë duke shpërndarë përmbajtje që mund të jetë e dobishme për ta (përdoruesit e Facebook-ut), atëherë ne do ta shfaqim atë. Por nëse kjo nënkupton që bizneset janë duke shpërndarë përmbajtje që nuk do të jetë e dobishme për ta, ne mund të mos e shfaqim atë, sepse mbase është më e rëndësishme që ata të mësojnë rreth një shoku i cili ka pasur një foshnjë dhe që foshnja e tyre është e shëndetshme,” tha ai.

Ai po ashtu dha disa këshilla për bizneset që janë duke provuar të arrijnë tek një audiencë më e gjerë përgjatë faqeve të tyre në Facebook. “Nëse jeni një posedues i biznesit duke menduar se si të përdorni faqen tuaj pa pagesë në Facebook, unë do të përqendrohesha vetëm në publikimin e përmbajtjes vërtet të mirë që do të jetë tërheqëse për konsumatorët dhe njerëzit që janë duke ju ndjekur juve.”

Kjo është një pikë e rëndësishme për shumë kompani, në veçanti për ato në bizneset e lajmeve. Sipas një artikulli të publikuar së fundi nga New York Times, rreth 30 për qind e adoleshentëve në SHBA i marrin lajmet e tyre në Facebook, ndërsa deri 20 për qind e trafikut të faqeve të lajmeve vjen nga Facebook. Facebook e ka një skuadër të tërë të përkushtuar për ta ndërtuar algoritmin e përkryer që do të mund ta parashikonte dhe ta ofronte llojin e përmbajtjes të cilën përdoruesit do të donin ta shihnin në Furnizuesit e tyre me Përditësime, qofshin ato artikuj të lajmeve ose ndonjë fotografi e ndonjë miku.

Por Zuckerberg e theksoi që në fund të fundit, e tëra ka të bëjë me cilësinë e përmbajtjes. “Ka më tepër konkurrencë për atë që përdoruesit shohin, kështu që vetëm përmbajtja me cilësinë më të lart do të shfaqet në fakt për ta njerëz,” tha Zuckerberg. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>