Karriere

Mark Zuckerberg më 6 nëntor iu përgjigjet pyetjeve të përdoruesve të rrjetit social

Nov 1 2014
0 Shpërndarje
Mark Zuckerberg më 6 nëntor iu përgjigjet pyetjeve të përdoruesve të rrjetit social

mark-zuckerberg-theverge-stock-8_1020.0_standard_800.0Mark Zuckerberg nuk “frikësohet” nga ju që jeni përdorues të internetit. CEO i kompanisë Facebook ka lajmëruar që ai do të marrë pjesë në një sesion publik me pyetje dhe përgjigje gjatë ditës së enjte të javës së ardhshme, për t’iu përgjigjur pyetjeve të paraqitura dhe të votuara nga përdoruesit e rrjetit social Facebook.

Ky rrjet social mban sesionin e vet të brendshëm me pyetje dhe përgjigje çdo të premte, tregon Zuckerberg, një forum ky që iua ofron punonjësve një mundësi të shpeshtë për ta pyetur CEO-n për çfarëdo që ata duan.

“Njerëzit bëjnë pyetje të menduara se pse kompania jonë është duke shkuar në drejtime të caktuara, çfarë mendoj unë për gjërat që ndodhin në botë dhe si mund të vazhdojmë të përmirësojmë shërbimet tona për çdokënd,” tha Zuckerberg në një postim në murin e tij në Facebook. “Unë mësoj shumë nga këto sesione me P&P (Pyetje dhe Përgjigje) dhe pyetjet që i bëjnë njerëzit na ndihmojnë në ndërtim të shërbimeve më të mira.”

Tani ai dëshiron të dëgjojë nga përdoruesit e rrjetit Facebook dhe duke e ditur që 1.35 miliard njerëz janë në mënyrë aktive duke e përdorur shërbimin çdo muaj, nuk dihet se çfarë pyetje mund të parashtrohet. Ju mund t’i bëni pyetjet tuaja këtu dhe të pëlqeni pyetjet e paraqitura nga të tjerat në mënyrë që Zuckerberg të mund të japë përgjigje. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>