Business & Management

Mark Zuckerberg dhe Priscilla Chan do të investojnë 3 miliard dollar në luftën ndaj sëmundjeve

Sep 22 2016
0 Shpërndarje
Mark Zuckerberg dhe Priscilla Chan do të investojnë 3 miliard dollar në luftën ndaj sëmundjeve

priscilla-chan-0322Çifti Mark Zuckerberg dhe Priscilla Chan kanë premtuar të investojnë të paktën 3 miliard dollar në luftën ndaj sëmundjeve.

Gjatë një konferencë të mbajtur në San Francisco ditën e Mërkure, Dr. Chan tha se investimi në kërkimet rreth sëmundjeve dhe zhvillimin e kurave do të vijë nga iniciativa Chan Zuckerberg, një kompani e cila posedon 99% të aksioneve të çiftit në rrjetin social Facebook.

Kjo lëvizje do të drejtohet nga neuroshkencëtari i Universitetit Rockefeller, Cori Bargmann. Në bashkëpunim me Universitetin e Stanford, Universitetin e Kalifornisë dhe Universitetin e Berkley do të ndërtohet qendra hulumtuese “Chan Zuckerberg Biohub.”

Laboratori do të marrë 600 milion dollar fonde përgjatë 10 viteve të ardhshme. Kjo nismë do të përqendrohet në zhvillimin e mjeteve për menaxhimin, parandalimin dhe kurimin e sëmundjeve. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>