Business & Management

Mark Zuckerberg, CEO më i paguar në SHBA për vitin 2012

Oct 24 2013
0 Shpërndarje
Mark Zuckerberg, CEO më i paguar në SHBA për vitin 2012

zuck1Sipas një raporti të ri, Mark Zuckerberg ishte shefi ekzekutiv publik më i paguar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vitin e kaluar.

Kompensimi për shefin ekzekutiv të Facebook-ut gjatë vitit 2012 ishte afërsisht 2.3 miliardë $, dy herë më shumë se shefi i dytë më i paguar, sipas renditjeve GMI, që analizon kompensimet për më shumë se 2000 shefa ekzekutiv për kompanitë publike.

Pothuajse të gjitha kompensimet e Zuckerberg-ut vijnë nga të ardhurat e IPO të rrjetit social Facebook. Në ditën që Facebook-u u bë kompani publike, Zuckerberg kishte 60 milionë stok të aksionëve me vlerë afërsisht 2.3 miliardë $ për rreth një viti. Gjithashtu ai merrte një rrogë bazë prej 500000 $ për një vitë, dhe duke filluar nga ky vitë do të ketë një rrog simbolike 1 $.

Në vend të dytë ishte i renditur shefi ekzekutiv i kompanisë Kinder Morgan, Richard Kinder, me një kompensim total prej 1.1 miliardë $. Pjesëtar të tjerë të listës përfshijnë: Tim Cook shefi ekzekutiv i kompanisë Apple dhe shefi ekzekutiv i SalesForce, Mark Benioff. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>