Menaxhim Projektesh

Mark Zuckenberg po ndërmerr një strategji për të "kërcënuar" motorin e kërkimi të Google

Aug 31 2014
0 Shpërndarje
Mark Zuckenberg po ndërmerr një strategji për të "kërcënuar" motorin e kërkimi të Google

FacebookbRrjeti social Facebook është duke testuar përdorimin e fjalëve kyçe për të gjetur postimet e vjetra të miqve tuaj. Kështu u shpreh kompania me bazë në Kaliforni në një e-mail dërguar AFP-së për një hetim. Gjatë kërkimit në rezultate dalin vetëm ato përmbajtje që ju jeni i lejuar të shihni që prej një kohe të caktuar, le të themi që kur ju jeni bërë mik me atë person mbi të cilin po kërkoni.

Në fillim të vitit të kaluar Facebook lancoi “Graph Search” që i ndihmon përdoruesit të lundrojnë në një sasi shumë të madhe informacioni. Ky opsion nuk gjendet në Google Search. Ky tipar u prezantua si një punë në progres dhe akoma nuk është vënë në përdorim të 1.3 miliardë përdoruesve. Facebook theksoi se Graph Search fokusohet në informacionin e arkivuar vetëm brenda këtij rrjeti social dhe nuk mund ti përgjigjet pyetjeve që janë pjesë e një faqeje tjetër, si p.sh Google. Kompania përdor motorin e kërkimit Microsoft Bing. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>