Siguri

Mark Gurman flet për strategjinë që përdor Apple në lidhje me mediat

Sep 1 2014
0 Shpërndarje
Mark Gurman flet për strategjinë që përdor Apple në lidhje me mediat

apple logo bardh eziMark Gurman, një nga blogerët më të rëndësishëm që shkruan për Apple ka publikuar një artikull të plote se si Apple manipulon median. Ky artikull është diçka e vlefshme për tu lexuar nëse ju jeni të interesuar se si kompania më e madhe në botë, Apple, arrin gjithmonë të dominojë bisedat apo të jetë në qendër të vëmendjes me anë të teknologjisë dhe produkteve të saj, të cilat edhe pse të mira nuk janë gjithmonë perfekte.

Teza e përgjithshme e Gurman është e thjeshtë. Pjesa më e madhe e asaj që shkruan ai është histori e lashtë, por është një histori që për herë të parë është ekzaminuar e gjitha në një vend. Është gjithashtu diçka që jo të gjithë gazetarët që mbulojnë Apple mund ta thonë me zë të lartë “Kjo kompani shpenzon një sasi të madhe të energjisë për joshjen e një numri të vogël gazetarësh të cilët duhet të shkruajnë pozitivisht për Apple në raportet apo artikujt e tyre.”

Një numër i madh i blogerëve të teknologjisë duan të besojnë se ata kanë ndërtuar “një marrëdhënie” me Apple edhe pse kjo marrëdhënie konsiston vetëm në shkëmbimin e e-maileve apo telefonata të rralla, maksimumi një ftesë për në konferencat për shtyp të Apple. Këta gazetarë dhe blogerë, të cilët përfshijnë redaktorë dhe botues të një profili të lartë, mendojnë se janë një faktor që ndikon në manaxhimin e Apple. Në fakt ata nuk janë asgjë e tillë. Qëllimi i vetëm është që ata të botojnë sa më shumë artikuj në favor të kompanisë.

Sipas Gurman disa strategji që Apple përdor në lidhje me mediat janë: përdorimi i llogarive anonime në rrjetet sociale për të përgjuar, lidhja e marrëveshjeve me ata të cilët nuk e kritikojnë kompaninë, Apple atyre që e kritikojnë ja kthen me të njëjtën monedhë, “ushqen” një numër të vogël gazetarësh me qëllim që ti përdorë në favor të kompanisë, Apple fshin ngjarjet apo komentet e pakëndshme nga faqja e saj. (CIO Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>